GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masakra e Srebrenicës/ Basha: Të miratojmë rezolutë edhe për Kosovën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Srebrenicës/ Basha: Të miratojmë rezolutë edhe për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot 27-vjetorin e genocidit të Srebrenicës. Me anë të një postimi në Facebook, Basha u shpreh se pa dënuar të gjithë autorët e masakrës ku u vranë civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë, nuk mund të ketë drejtësi.

Basha shtoi se zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten. Ai ka bërë thirrje se Shqipëria duhet të gjejë guximin për të miratuar edhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pa dënuar të gjithë kriminelët që vranë e masakruan civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë, nuk mund të ketë drejtësi. Sot ndajmë dhimbjen me gratë, nënat boshnjake që humbën më të dashurit e tyre në masakrën më mizore që ka njohur Europa pas Luftës II Botërore.

Shovinizmi serb vrau dhe masakroi mbi 8 mijë burra dhe djem. Por ato mbijetuan, mbi dhimbjen, ndërtuan të ardhmen, rritën fëmijët e tyre dhe sot i dëshmojnë botës modelin e jashtëzakonshëm të forcës, tolerancës e mirëkuptimit të një gruaje.

Zhvillimet e fundit në rajonin tonë dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten.

Të mohosh genocidin në Bosnjë dhe në Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara, por i përket asaj, nuk kërkon bashkëjetesë por vazhdimin e konfliktit të ngrirë, duke mbrojtur të shkuarën e përgjakshme, mbetesh peng i saj dhe nuk sheh dot drejt së ardhmes.

Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

E ndërsa Shqipëria u rreshtua krah vendeve që dënuan genocidin në Bosnjë, sot është koha të gjejmë forcën, guximin dhe pavarësinë për të miratuar edhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Sot është koha për të parë të vërtetën në sy, jo për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme, por për t’i hapur rrugën të ardhmes.

 

Etiketa: BASHASrebrenice

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Aktualitet

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26
Para
Zbulohen emrat e dy banorëve të parë të “Big Brother Vip Kosova”

Zbulohen emrat e dy banorëve të parë të “Big Brother Vip Kosova”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë
Botë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka “goditur dhe neutralizuar” dy supertankerë, të cilët i...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Korrik 2026

07:28 - 14/07/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 14 Korrik 2026

07:25 - 14/07/26
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com