GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Tirana e Erion Veliajt, një konvikt i madh për skllevërit e oligarkisë

19:31 - 11/07/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana e Erion Veliajt, një konvikt i madh për skllevërit e oligarkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana po ndërtohet në çdo pëllëmbë të saj brenda asaj që dikur quhej vija e verdhë. Dendësia e ndërtimimeve mund të imagjinohet nëse Tiranës së vitit 2015, kur erdhi në pushtet Erion Veliaj, i shtojmë edhe 5 milion m2 ndërtime. Kaq është sipërfaqja e ndërtimeve që ka dhënë për ndërtim Bashkia e Tiranës deri fund të vitit 2021. Dendësia e popullsisë në vitin 2020, sipas INSTAT, arriti në 766 banorë për km2, duke e listuar Tiranën mes qyteteve më të dendura të Europës.

Në këtë mënyrë, kryeqyteti i Shqipërisë është shndërruar në një fshesë korenti që thith popullsinë nga zonat rurale përreth dhe nga qytetet e fshatrat e thellë të Shqipërisë. Natyrisht, nuk është mbindërtimi i Tiranës që e nxit këtë megrim të vrullshëm drejt saj, por është përqëndrimi i vëmendjes së qeverisë vetëm aty, përqëndrimi i investimeve të huaja vetëm aty etj.

Një dukuri që ndodh në mënyrë të qëndrueshme nuk mund të jetë e paqëllimshme dhe e paplanifikuar. Centralizimi i lejeve të ndërtimit, centralizimi i zhvillimit, centralizimi edhe i punesimit ne Tiranë është ftesë me detyrim me përcaktim për t’u transferuar në kryeqytet për këdo që mendon të mbijetojë në Shqipëri.

Por ajo që bie në sy nëse bën një xhiro deri tek TEG është një tjetër anë e medaljes, që shumë prej nesh e thjeshtëzojmë. Ndërtimet e fshatrave elitarë në kodrinat e kësaj zone nuk kanë të ndaluar. Pra, Tirana mbushet së brendshmi me kolesterolin e mbindërtimit, duke bllokuar arteriet dhe frymëmarrjen e saj. Por në lëkurën e saj zmadhohet një masë tumorale që vërteton sëmundjen e vërtetë social-ekonomike të këtij qyteti: Tirana është projektuar nga drejtuesit e saj si një koloni skllevërish, ndërsa ata vetë, bashkë me establishmentin ekonomiko-mediatik po ndërtojnë sarajet e tyre jashtë saj.

Një formë e tillë zhvillimi urban është karakteristike për perandoritë e ngritura nga dinastitë pushtuese. Dinastia pa asnjë lidhje etnike dhe kulturore me qytetet dhe rajonet e pushtuara, por edhe e pasigurtë për pranimin e sundimit nga popullsia, zakonisht ndërtonte një kompleks perandorak jashtë qytetit. Ndërtimi i Tiranës në këtë mënyrë është një provë e mjaftueshme se ky establishment, ku Erion Veliaj zë kryet e vendit me vulën e lejeve të ndërtimit, ka humbur çdo lidhje me qytetin dhe me banorët e tij.

Prandaj, kush do ta përfytyrojë Tiranën e viteve të ardhshme le të theksojë sa të mundet ndarjen ndërmjet atyre që e ndërtojnë qytetin në mënyrë kaq të pakriter – ndërkohë që vetë jetojnë në kodrat e freskëta jashtë saj – dhe atyre që nuk kanë alternativë tjetër veçse të jetojnë në kaosin dhe smogun e saj. Në lagjet e betonuara, pa parqe dhe hapësira për socializim, me rrugë të ngushta dhe smog do të jetojnë skllevërit që punojnë për të fituar bukën në hotelet, kazinotë dhe zyrat qëndrore të kompanive të oligarkëve. Ndërsa në periferi, në një distancë të shëndetshme nga qyteti i mbipopulluar, do të jetojë elita ekonomike e politike e Tiranës dhe Shqipërisë.

Një skenar i tillë urban është depresiv vetëm ta përfytyrosh, jo më të jetosh siç janë duke e jetuar shumica dërrmuese e lagjeve të Tiranës dhe siç do ta jetojë çdo banor me detyrim përcaktim i këtij qyteti në pak vitet e ardhshme.

Etiketa: Erion Veliajkonviktkryesore2OligarkesklleverTirana

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Video, shpërthimi në Fier, policia zbulon pronarin e banesës

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, digjet banesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com