GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Evropa mes flakëve, Greqia dërgon avionë në Shqipëri për të shuar zjarret

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Evropa mes flakëve, Greqia dërgon avionë në Shqipëri për të shuar zjarret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia po dërgon avionë për të shuar zjarret në Shqipëri, pas kërkesës së saj për ndihmë nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile. Në veçanti, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Twitter, thekson: “ Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.”

Nga ana e tij, përfaqësuesi përgjegjës Balas Uzvari vuri në dukje se dy grekë Canadair tani janë nisur drejt vendit tonë.

Kjo është hera e dytë për këtë vit, që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë në vendin tonë.

Ndërkohë Evropa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe djegien e mijëra hektarëve. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Evropës mes një vale të të nxehtit mbytës me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë.

Portugalia është shkatërruar nga flakët e shumta që kanë pushtuar lagjen e Quinta do Lago ku pronat shiten nga 1 milion deri në 9.5 milion paund, ku gjithashtu ndodhet edhe shtëpia e yjeve si Roman Abramovich , Duncan Bannatyne, John Terry dhe Steven Gerrard.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre të shumta gjithashtu edhe në Spanjë, Francë, Turqi dhe Kroaci. Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET tha se ata presin që ditën e sotme të shënohet dita më e nxehtë, duke shënuar mbi 46 gradë Celcius.

Pjesa më e madhe e Spanjës është vendosur në gatishmëri të lartë të mërkurën dhe AEMET tha se disa rajone si Andaluzia në jug, Extremadura në jugperëndim dhe Galicia në veriperëndim janë më të prekurat. Përtej kufirit në Portugali, zjarret kanë shkatërruar rajone, shtëpi, biznese dhe fusha golfi.

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve. Në Leiria, Portugalia qendrore, vendasit janë përpjekur të shpëtojnë fshatin ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

 

Etiketa: avionGreqiShqiperiZjarr

Lajme të lidhura

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Para
Zjarri në malin e Çikës, nis aksioni nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e Çikës, nis aksioni nga ajri për shuarjen e flakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com