GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali i Inceneratorëve/ LSI: SPAK të zgjohet, qytetarët  po paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë

12:13 - 15/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni “Shpirti”/ Braimllari: Trafiku i drogës po mban peng të ardhmen e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të nxjerrë çdo ditë detaje të reja rreth aferës gjigande të inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, sekretarit të Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari , ka nxjerrë disa fakte të reja  kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe bashkisë së Tiranës. Sipas Braimllarit ata kanë përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive.

“Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që kokat i ka në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës. Kjo aferë korruptive nuk mund të vihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratoratorit por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve. Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës”, u shpreh ai.

Braimllari i ka bërë thirrje SPAK se koha nuk pret dhe se duhet të nisin hetimet për të nxjerrë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, çdo ditë ata po vjedhin qytetarët dhe faktet janë para syve, por SPAK duhet të zgjohet nga gjumi dhe të vërë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro. Këto para të cilët shkojnë për xhepat e mafies së plehrave duhet të ishin përdorur për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë, bizneset e vogla si dhe për të shtuar investim në arsim dhe shëndetësi.

Koha për SPAK nuk pret. Është momenti për të vepruar dhe për të provuar që reforma në drejtësi e votuar me 140 vota dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të LSI të vihet në zbatim dhe të mos shantazhohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj”, deklaroi Braimllari.   Ndërkohë, pak ditë më parë vetë Monika Kryemadhi paralajmëroi se në vijim do të zbulohen fakte dhe emra të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

 

 

Etiketa: Endrit BraimllariincewneratoreLSISpak

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Rama: Idenë e amnistisë e kisha që vitin e parë të qeverisjes, por tani i erdhi koha

Rama: Idenë e amnistisë e kisha që vitin e parë të qeverisjes, por tani i erdhi koha

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com