GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Konferenca ndërqeveritare, Alibeaj: Shkak i vonesës, keqeverisja e Ramës

16:31 - 16/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka u tërhoq nga komisioni hetimor për investimet strategjike, grupi i PD-së zbulon kush e zëvendëson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një postimi në  “Facebook”, Alibeaj ka përshëndetur vendimin, duke shtuar se ka ende shumë rrugë për të bërë dhe kushte për të plotësuar. Ai gjithashtu shkruan se shkak i vonesës ka qenë keqqeverisja e Ramës.

“Miratimi nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut i propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hap rrugë procesit të negociatave të Shqipërisë me BE. Partia Demokratike përshëndet këtë vendim të parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe vlerëson rolin e faktorit shqiptar në këtë vendimarrje. Shqipëria nga ana e saj ka ende rrugë për të bërë, ende shumë kushte për të plotësuar. E gjithë ecuria e qeverisë shqiptare këto 9 vitet e fundit ka qenë një dështim për procesin e integrimit. Edhe pse problemi i Maqedonisë së Veriut dhe vetojq e Bullgarisë ishin çështje që ngadalësuan ndjeshëm procesin e integrimit, shqiptarët e kanë të qartë se ngecja në vendnumëro është pasojë e keqqeverisjes Rama”, shkruan Alibeaj.

Albieaj njëkohësisht është shprehur se PD mbështet integrimin e vendit për në BE. Për deputetin demokrat, qeverisja e Edi Rama ka qenë ka qenë një dështim për rrugëtimin evropian.

“Pasuar së fundmi me nota arrogance ndaj përfaqësuesve të vendeve mike të BE. Si mënyra e vetme për të larguar vëmendjen nga ngecja e reformave, krimi de korrupsioni galopant, zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit, liria e medias dhe problematikat shqetësuese e zhvillimeve në vend. PD e mbështet pa asnjë rezervë integrimin e vendit në BE dhe do të bëjë gjithçka për t’ia mundësuar këtë vendit. Për këtë duhet nisur puna një orë e më parë për rikthimin e pushtetit të votës së lirë. Te votës që nuk blihet me paratë e krimit dhe oligarkisë, që nuk shitet nga frika dhe terrori e regjimit që vë gjithçka në funksion të pushtetit absolut. Shqipëria ka vetëm një destinacion, atë të integrimit në BE. Ne do të punojmë çdo ditë për t’a arritur këtë duke ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve mbi vlera dhe parime të ndryshme nga ato që po e mbajnë Shqipërinë peng dhe që po sjell braktisjen masive të vendit.”, shkruan Alibeaj.

 

Etiketa: Enkelejd Alibeaj

Lajme të lidhura

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz
Breaking Views

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja
Breaking Views

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Para
Përplasje tjetër mes reperëve, fansat e Noizyt dhunojnë shokun e Feros dhe Kozakut

Përplasje tjetër mes reperëve, fansat e Noizyt dhunojnë shokun e Feros dhe Kozakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale
Breaking Views

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Lexo më shumë
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com