GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia, si shoferi i Ministrisë së Drejtësisë “zhvaste” para për një legalizim

13:39 - 17/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiunonin për Iranin, SPAK zbarkon në banesat e 20 ish-anëtarëve të MEK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, kërkoi nga shtetasi Kastriot Kreku për t’i legalizuar tokat dhe shtëpinë.

Abcnews.al ka zbardhur edhe dëshminë e këtij të fundit, i cili ka treguar se pavarësisht se i dha Tolës, shofer në Drejtorinë e Burgjeve Tiranë, shumën e kërkuar, ai nuk është ndalur me aq dhe ka kërkuar më shumë.

Nga dëshmia e Krekut konfimohen lidhjet e forta të Tolës me drejtoreshën e ASHK-së në Sarandë, Aida Demi. Nisur nga kjo, Tola e ka kërcënuar Krekun se nuk do të marrë certifikatën e pronësisë, pasi debatuan për shumën e kërkuar dhe kjo ishte pikërisht ajo që ka ndodhur.

Dëshmia e Kastriot Krekut:

Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe më thotë që donte një dhomë me qira te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tri ditësh mund të vish te hoteli im. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi.

Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli im dhe aty filluam të diskutonim dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Haxhi Tola, i datëlindjes 13. 12. 1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drehtësisë dhe nuk ma tha pozicionin se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë. Pasi vajtëm tek toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë dhe më kërkoi 3 mijë euro dhe unë i dhashë 2 mijë euro, në fund të shtatorit 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2 mijë euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka të paguaja rreth 400 000 lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilët, pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur me certifikatë pronësie dhe Hamza Tola më tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-së Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën, me shtetasen Aida Demi. Problemi qëndronte se Hamza Tola fillloi të më kërkonte lekë të tjerë dhe më tha më duhen një mijë euro dhe m’i kërkoi urgjentisht dhe unë ia dërgova ato lekë me Moneygram dhe këto euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua m’u kthyen nga Moneygram sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas tre ditësh me Western Union i dërgova 500 euro shtetasit Ervis Gjuzi, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola më konfirmoi që i mori këto lekë.

Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit të vitit 2021 unë takova Hamza Tolën dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do të bëhet kontroll te ASHK Sarandë dhe do të bënin kontroll, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte.

Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh certifikatën e pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHKA-së Sarandë. Që në momentin që marrëdhënia jonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me certifikatën e pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk po pajisem dot.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi masën arrest me burg për Hamza Tolën. Ai kuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Tola u arrestua  me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”./abcnews.al

 

Etiketa: Kryesore1legalizimlegalizimeshoferi

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona në Tiranë

Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com