23- vjeçari Brilant Martinaj që u ekzekutua ditën e djeshëm në Fushë Krujë, ndiqej në rrjete sociale jo vetëm nga reperi i njohur Stresi por edhe nga Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës.
Shkëlzen Berisha e ndiqte në rrjetin social Martinajn, ndërkohë që numri i personave që ai ndjek është shumë i vogël, vetëm 190, krahasuar me ata që e ndjekin, mbi 11 mijë.
Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.
Discussion about this post