Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Policisë së Kufirit. Lidhur me këtë vendim bëhet me dije se largimi i tij është firmosur edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Mësohet se në vend të tij është emëruar SaImir Boshnjaku, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kufirit Tiranë.
Kujtojmë se Merkaj mbante detyrën e kreut të Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit në policinë e Shtetit që prej datës 4 janar të vitit 2019 kur ishte emëruar aty nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ai ka mbajtur prej vitesh detyra të ndryshme në organet e sigurisë.
Gjatë viteve 2000-2002 ka qenë Oficer i SHISH Vlorë, ndërsa në periudhën 2002-2003 ka qenë Oficer i SHISH Tiranë. 2003-2006: Oficer në SHKB, pranë Ministrisë së Rendit Publik; 2006-2010: O.P.Gj pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm; 2010-2013: Specialist në Sektorin Antikorrupsion, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2013-2015: Shefi Sektorit të Forcës së Posaçme, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Janar 2016-Prill 2017: Shefi i Sektorit per Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Prill 2017 – 20 Mars 2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhë Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Mars 2018 – 03 Janar 2019: Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në DPPSh.
Discussion about this post