GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Është sfiduar shteti”/ Ish-drejtuesi i policisë: Deklaratat e Ramës kanë stimuluar krimin

20:40 - 18/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është sfiduar shteti”/ Ish-drejtuesi i policisë: Deklaratat e Ramës kanë stimuluar krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ismail Elezi, ish-drejtues policie, ka bërë sot një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama. Në  një intervistë televizive ai ka folur në lidhje me atentatin e ndodhur dje në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Sipas tij, atentati më 3 viktimat ka qenë një nga më të rëndat e viteve të fundit, ndërsa tha se krimi stimulohet dhe nga deklarata e famshme e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën me njëri tjetrin”.

“Unë mendoj se ngjarja e djeshme është mjaft e rëndë, nëse do ta shohim në aspektin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë, unë mendoj se është sfiduar shteti, krimi ngre dorë, thotë që do të godasë dhe godet.  Gjenden dy makina të djegura njëra në vendin e ngjarjes, ku u gjetën dhe dy kufoma, dhe një jashtë saj, iu shpreh ngushëllimet familjaret, dhe gjendet një makinë e djegur, ku janë gjetur 3 armë. Krimi sa vjen dhe sofistikohet, strukturat janë jashtë loje.

Sot në këtë ditë që ne flasim, kur e gjithë struktura e policisë së shtetit, ka kaluar në përforcim për sezonin veror, është një aks që frekuentohet çdo ditë nga mijëra njerëz. Ta shohësh në aspektin vizual, do çuditesh që ndodh ngjarja, dhe nuk ka një patrullë policie. E keqja te ne është se del i pari i vendit, dhe thotë që të hanë kokat me njëri tjetrin, kjo histori do të vazhdojë. Unë nuk thashë që policia po i lë që të vriten me njëri tjetrin, pasi unë jam i bindur që në polici ka persona të përkushtuar, por dalja e të parit të shtetit në një deklaratë të tillë, thjesht sa e stimulon krimin”, u shpreh ai.

Ish -drejtuesi i policisë i kërkoi Gledis Nanos që të bëjë presion në qeveri, në mënyrë që të rriten pagat e efektivëve. Elezi tha se është e pafalshme që në një aks të tillë rrugor të mungojnë patrullat e policisë, dhe t’iu jepet mundësia që të qarkullojnë lirshëm persona me armë dhe me rekorde kriminale.

“Punonjësi i policisë ka ardhur një moment që mezi po nxjerr muajin, një polic që përballet me ngjarje të ndryshme kriminale, nga vjedhja e energjisë te vrasjet, përdhunimet, plagosjet, e dini ju që një punonjës i rolit bazë nuk paguhet më shumë se 600 mijë lekë të vjetra. Gjej rastin ti bëj thirrje drejtorit të policisë që të ndërhyjë sa më shpejt në qeveri, dhe të kërkojë rritjen e rrogave për punonjësit e policisë. Do shkojmë keq e më keq, rri një kontenier në port me ditë me radhë dhe hiqen 49 arka, ndodh që njerëzit në policinë e shtetit duhet të ndërgjegjësohen”, u shpreh Elezi.

Etiketa: deklarateIsmail EleziPoliciaRama

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!
Aktualitet

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Para
Johnson takim me Gledis Nanon, zbardhet çfarë diskutuan

Johnson takim me Gledis Nanon, zbardhet çfarë diskutuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar
Sport

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Lexo më shumë
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com