GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Situatë e vështirë energjetike: Çmimet në bursë kërcejnë 450-520 euro/MWh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë e vështirë energjetike: Çmimet në bursë kërcejnë 450-520 euro/MWh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga fillimi i korrikut e në vazhdim Bursa e Hungarisë, një referencë edhe për vendin tonë, ka nisur një rritje të pandalshme të çmimeve duke përhapur panik në tregje për periudhën në vijim.

Çmimet nisën një rritje graduale mes 300-400 eurosh në bazë dhe me luhatje mbi këtë në pik por çmimi i energjisë për datën 19 korrik arriti 465 euro/MWh në bazë dhe 521 euro/MWh në pik. Ky është niveli i dytë më i lartë i këtij viti në raport me marsin kur lufta në Ukrainë ishte ende në fillim dhe çmimi i energjisë në datën 8 kërceu në 544 euro në bazë dhe 584 euro/MWH në pik.

Deri në atë moment që nga nisja e krizës që energjisë në tetor të vitit të shkuar çmimet më të larta ishin regjistruar në fund të javës së tretë të dhjetorit me 515 euro/ MWh në pik dhe 420 euro/MWh në bazë.

Kriza e energjisë e cila nisi si një zhvillim me cikël afatmesëm vitin e shkuar dhe me pritshmërinë se do të zgjaste deri në fund të 2023 në fakt tashmë është e paqartë për ciklin që do të ketë.

Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik global, ngërçet e shkaktuar në zinxhirë të ndryshëm edhe nga lufta Rusi-Ukrainë kanë bërë që ekonomistët të vlerësojnë se ndoshta një çlirim i mundshëm do të vijë në vitin 2025 dhe kjo e lidhur edhe me planet e shpejta të zbatimit dhe prioritetit të energjisë diellore.

Importet e energjisë kalojnë 210 milionë euro

Situata jo e favorshme hidrike ka bërë që në këtë vit të vështirë Shqipëria të fokusohet edhe tek importi për të plotësuar kërkesën për furnizim në vend. Kjo ka ndodhur rregullisht me vendin tonë që importet në periudha të caktuara të zinin peshën kryesore por barra nuk ishte aq e fortë për vendin për shkak se çmimet në bursa ishin gati 5-10 herë më të ulëta se ato që kemi sot.

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare konfirmoi zyrtarisht për “Monitor” se importet deri në maj të këtij viti ishin 145 milionë euro. Ndërkohë gjatë qershorit dhe 18 korrikut janë zhvilluar një sërë procedurash të tjera import që afërisht llogariten me një shpenzim prej mbi 63 milionë euro. Kjo e çon totalin e importeve rreth 210 milionë euro një shifër që do të tejkalohet me mbylljen e korrikut. Gjasat janë që importet e këtij viti të jetë dy herë më të larta sesa ato të një viti më parë një shifër që e konfirmoi në një nga daljet e tij kryeministri Edi Rama duke mbrojtur argumentet se pse Shqipëria ka vendosur të aplikojë një amnisti. Sipas Ramës furnizimi me energji pa i ngarkuar këtë faturë konsumatorit familjar do të kërkojë 500 milionë euro këtë vit duke nënkuptuar këtu importet.

Në ditët më të mira, Shqipëria importon minimalisht 20% të nevojave të saj për energji, sipas INSTAT, ndërsa në periudha thatësire importi arrin deri në 50%.

KESH gjithashtu gjatë qershorit ka zhvilluar edhe disa procedura optimizimi duke shitur më shtrenjtë në pik dhe duke blerë më lirë në orare të tjera. Ndërkohë kaskada e Drinit po mban një pjesë jo të vogël të konsumit por në kushtet kur para është një pjesë e mirë e verës përdorimi i burimit hidrik po bëhet në mënyrë të rezervuar duke tentuar ruajtjen e niveleve mesatare historike./MONITOR

Etiketa: Cmimeenergji

Lajme të lidhura

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate
Aktualitet

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate

08:25 - 09/05/26
Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë
Aktualitet

Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë

13:45 - 08/05/26
U helmuan 56 studentë të  Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti
Aktualitet

U helmuan 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti

10:26 - 07/05/26
Para
Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çfarë pritet të ndodhë

Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çfarë pritet të ndodhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate
Aktualitet

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate

08:25 - 09/05/26

Një kullë e lartë plot 14 kate do të jetë ndërtesa më e lartë në zonën e Gjirit të Lalzit,...

Lexo më shumë
E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq

Protesta e PD/ Kokalari falenderon demokratët: Bravo që braktisët Berishën, i dhatë një mesazh të qartë

08:07 - 09/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026

07:51 - 09/05/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026

07:42 - 09/05/26
Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme

23:28 - 08/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com