Qarku i Lezhës ndodhet i gjunjëzuar nga zjarret, të cilët rrezikojnë dhe qëndrat e banueshme apo dhe bizneset përreth. Mësohet se një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në kurorën e malit, në zonën e Balldrenit të Lezhës.
Nën ndikimin e erave të forta dhe bimëve në këtë zonë, zjarri ka përshkuar një pjesë të madhe të pishave. Veçanërisht siç u raportua më herët nga Gijotina.com, ajo që e bën të frikshme situatën është shpërthimi i municioneve luftarake. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 3 zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë pasi terreni është tepër i thyer dhe e bën të pamundur futjen e makinave në zonë.
Discussion about this post