GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati mafioz në Fushë Krujë/ Pritet të merren në pyetje Ramazan Rraja dhe Endrit Dokle

11:22 - 20/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, FNSH në lëvizje për gjurmët e autorëve, dyshohet vrasës me pagesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për masakrën me tre të vrarë të Fushë Krujës vijojnë. Prokuroria ka kërkuar sot të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për atentatin mafioz i cili ndodhi mesditën e 17 korrikut.

Pritet të merren në pyetje Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.

Tre ishin personat që u vranë me breshëri plumbash teksa po udhëtonin te mbikalimi në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj, Dilen Vata dhe Arbër Hoxha.

Nga raportimet e gijotina.com dhe hetimet e deritanishme, dyshohet se 4 janë autorët që kanë marrë pjesë në atentatin mafioz. Ata kanë vëzhguar dhe më pas ndjekur viktimat teksa udhëtonin me makinë, dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, në një moment kur në këtë aks rrugor nuk kishte lëvizshmëri të automjeteve të tjera.

Sipas informacioneve autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Pasi kryen me sukses ekzekutimin e tyre, autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

Atentati ka qenë i mirëorganizuar pasi policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tyre, edhe pas këqyrjes paraprake të kamerave të sigurisë që ndodheshin përreth vendit ku u krye ekzekutimi i trefishtë.

Dinamika e ngjarjes dhe hetimet paraprake

Në atentat, nga raportimet e gijotina.com dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona. Tre prej tyre kanë qenë duke lëvizur me një makinë “Volkswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të largohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Policia dhe RENEA kanë blinduar Larushkën dhe Niklën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

E shkuara kriminale e viktimave dhe pistat paraprake të hetimit

Atentati i mirëorganizuar është kryer si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale dhe hakmarrjes. Kjo është pista kryesore e hetimit, deri tani. Kjo nisur edhe nga e shkuara kriminale e tre viktimave.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”
Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Martinaj ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi. Gjithçka konfirmohet nga një video, ku djemtë shfaqen në një berberhane, shumë të qeshur së bashku.

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj. Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar. Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Endrit DokleKryesore1Ramazan Rraja

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Fjollës nuk i del inati me ish-partnerin, këngëtarja thumbon në rrjetet sociale (FOTO)

Fjollës nuk i del inati me ish-partnerin, këngëtarja thumbon në rrjetet sociale (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com