GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përdhunoi e vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin, “monstra” i Fierit del sot para gjykatës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Para se ta vriste e përdhunoi, mbyllen hetimet për “monstrën” e Fierit, Klodian Çalamanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit do të marrë sot vendimin për monstrën Klodian Çalamani i cili tronditi opinion publik pasi përdhunoi dhe vrau në mënyrë makabre 8-vjecarin Mateo Vasiu.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e rëndë të ndodhur në datën 16 nëntor të vitit të kaluar. Ajo që është më e rëndë, është fakti se Prokuroria ka arritur të provojë që autori, e ka përdhunuar më parë 8-vjeçarin dhe më pas e ka vrarë duke e qëlluar me sende të forta si kazmë dhe lopatë duke i shkaktuar vdekjen në mënyrë makabre vogëlushit.

Njoftimi:

Pritet të shqyrtohet sot në gjykatën e Fierit kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu.

Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërimimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata.

 

Etiketa: Kryesore1monster

Lajme të lidhura

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana
Aktualitet

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana

14:09 - 18/10/26
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza
Aktualitet

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

14:00 - 18/10/26
Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë
Aktualitet

Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

13:37 - 18/10/26
Para
Sëmundje e frikshme/ Pas një dekade raportohet një rast me poliomelit në New York

Sëmundje e frikshme/ Pas një dekade raportohet një rast me poliomelit në New York

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana
Aktualitet

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana

14:09 - 18/10/26

Një trup i pajetë është gjetur pranë lumit Lana. Ai është gjetur i pajetë në krah të lumit te ish...

Lexo më shumë
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

14:00 - 18/10/26
Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

13:37 - 18/10/26
Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

13:28 - 18/10/26
“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

13:14 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com