Presidenti Meta ka zhvilluar sot vizitën e fundit zyrtare në Kosovë. Ai po mban sot një fjalë përshëndetëse në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë fjalës së tij Meta foli për marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve, duke theksuar se krah njëra-tjetrës vendet kanë ecur përpara.
“Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë për të qenë këtu me ju sot dhe për t’u rikthyer në parlament pas 5 vitesh. Kur vizitova Kosovën si kryeministër në vitin 2000 theksova se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur ndryshme të mëdha që nga shpallja e pavarësisë te njohja nga shumë vende të botës dhe organizatat ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Më tutje ai ka folur për luftën në Kosovë dhe rolin e UÇK, duke thënë se Shqipëria krenohet me luftën e ushtrisë. Ndërsa tha se pafajësia e udhëheqësve do të drejtoj, duke uruar liri të shpejtë për tre të arrestuarit në Hagë.
“Për Kosovën kanë ndodhur ngjarje shume madhore. I kam qëndruar besnik filozofisë se partneritetit. Kosova e anëtarësuar ne shume organizata ndërkombëtare. Lidhje e pandashme mes Shqipërisë e Kosovës. Marrëdhëniet tona te jene vëllazërore e strategjike. Te bashkëpunojmë me sukses ne te gjitha nivelet. Shqipërinë dhe Kosovën i lidh gjithçka. Krenohemi me luftën e UÇK, te mbetet e panjollosur. Pafajësia e udhëheqësve te UÇK do te triumfoje. Ne kemi shumë të drejtë të krenohemi me peshën e ngritur. Por duhet të ndalim urgjentisht hemorragjinë e largimit të njerëzve.”, tha Meta.
Discussion about this post