GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Veliaj, kryetar bashkie me korrespondencë

18:54 - 22/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, kryetar bashkie me korrespondencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse ndiqni aktivitetin e Erion Veliajt e kuptoni se puna për të cilën ai angazhohet më pak është detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Ai ka shumë punë njëkohësisht dhe punët e bashkisë duket se janë më të parëndësishmet për të. Ai është kryetar i bashkisë së Tiranës, është drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, është aktivist i progresizmit anekënd botës, por është edhe një turist shumë i përkushtuar.

Vetëm javën e fundit, Veliaj ka qenë njëkohësisht në një vizitë disa-ditore në Gjermani, ka drejtuar takimet për riorganizimin e Partisë Socialiste në disa degë të qarkut të Tiranës, ka vizituar dy shkolla të rindërtuara në Laprakë, ka pritur grupin e miqësisë Shqipëri-Greqi pranë parlamentit grek, ka celebruar disa herë hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe ka gjetur kohë që të shkojë në pishinë gjatë fundjavës. Ai gjithashtu ka përmirësuar ndjeshëm jetën dhe ekonominë e familjeve të Tiranës duke emërtuar rrugë të reja dhe duke nderuar me çmime disa personalitete që janë edhe miq të ngushtë të Veliajt.
Natyrisht që nuk keni marrë asnjë informacion për numrin e lejeve të ndërtimit që ai ka dhënë, për tenderat që janë zhvilluar dhe fituesit e paracaktuar, në përgjithësi me ofertën më të shtrenjtë, apo për ndonjë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Këto nuk janë çështje që u interesojnë qytetarëve. Ajo që i shqetëson qytetarët e Tiranës në këtë verë të nxehtë dhe të thatë është nëse Rita Ora do të vijë të këndojë në Tiranë më fillim të shtatorit.

Kryeqyteti Europian i Rinisë ka nevojë për një koncert në fund të pushimeve që të mbledhë mendjen për punë. Aq më shumë që koncerti do të jetë falas për qytetarët, sepse tarifën e ka paguar vetë bashkia. Kështu, Rita nuk ka nevojë të lodhë ekipin e saj për të mbledhur paratë e biletave dhe menaxhuar hyrjet, as të paguajë për qiranë e stadiumit apo sallës. Nuk ka rëndësi se sa është shuma që i ka dhënë Erion Veliaj këngëtares. Ato janë para të bashkisë, jo të qytetarëve.
Autobusët e shërbimit të transportit publik vazhdojnë të jenë ferr gjatë kësaj vere. Pa ajër të kondicionuar, pa ventilim, të pistë dhe të rrallë, ata shërbejnë si një seancë torture për qytetarët, që t’u kujtojnë atyre se ende jetojnë në një qytet të botës së tretë. Qytetarët e pastrehë vazhdojnë të enden dyerve të agjencive bashkiake për të gjetur një mik që i sistemon ata në një listën kredish të buta.

Fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit vijojnë të mos kenë ajër të kondicionuar. Ushqimi i tyre me kosto disa herë më të lartë se çmimi real në treg, vijon të jetë i cilësisë së diskutueshme. Kopshtet dhe çerdhet, ashtu si ujësjellësi dhe ndërmarrjet e tjera bashkiake, janë po ato streha të militantizmit, ku profesionistët nuk gjejnë asnjë mundësi punësimi. Qytetarët e lagjeve të tëra të qytetit kanë vetëm 1 deri në 2 orë furnizim me ujë. Cilësia e ujit është katastrofike, që në lagje të caktuara arrin deri në vlera ndotjeje deri 6 herë mbi maksimumin e lejuar.
Rrugët e Tiranës, edhe këtë verë, janë të mbingarkuara me trafik. Bashkia nën drejtimin e Erion Veliajt ka menduar për t’i bërë ato edhe më të ngushta dhe më të vështira për qarkullim, duke shtuar korsi biçikletash që nuk i përdor askush.

Por ju nuk do ta shihni kryetarin e Bashkisë të merret me këto gjëra. Ai ka punë shumë më të mëdha për të bërë. I duhet të integrojë Shqipërinë në BE, të forcojë marrëdhëniet me vendet fqinje, të marrë pjesë në forume ndërkombëtare për shtete me të cilat nuk na lidh asgjë, si Sri Lanka, dhe të udhëtojë shumë nëpër botë. Sepse ai nuk është ngjitur në atë detyrë me votën e qytetarëve. Prandaj, nuk ndjen asnjë detyrim që të punojë për ta.

Etiketa: Erion Veliajkryesore2Tirane

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Lufta në Europë, si u tkurr importi i grurit, vajit dhe drithërave nga Rusia dhe Ukraina

Lufta në Europë, si u tkurr importi i grurit, vajit dhe drithërave nga Rusia dhe Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25

Burgjet në Shqipëri janë të mbushura me të dënuar të sëmurë, nga të cilët 494 prej tyre nuk duhet të...

Lexo më shumë
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com