GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali/ Ergys Verdho i KESH nuk harron vesin, 1.8 miliardë tender për parashikimin e kohës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Ergys Verdho i KESH nuk harron vesin, 1.8 miliardë tender për parashikimin e kohës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ju kujtohet “Gysi” i famshëm? Një herë e një kohë publikohej thuajse përditë pasi kur drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar tenderat e dyshimtë që ai jepte lart e poshtë ishin thuajse të pafundëm. Por duket se Ergys Verdho nuk e ka harruar aspak vesin edhe tani që drejton Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Ai ka organizuar një tender kryekëput fiktiv për parashikimin e kohës.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-32316-06-09-2022 dhe me objekt “Furnizim vendosje i komponentëve plotësues për sistemin satelitor të parashikimit meteorologjik, Faza II”. Po përse është një tender fiktiv? Përtej motivit të tenderit, rezulton se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy firma, nga të cilat njëra ka marrë pjesë sa për numër pasi ka ofruar zero lekë. Natyrisht nuk ka asnjë kuptim që dikush që hyn në një garë të ofrojë zero lekë, përveç rasteve të dyshimta kur fituesi është paracaktuar dhe duhet edhe ndonjë garues tjetër sa për të thënë se ka patur garë.

Në rastin konkret kuptohet qartë se jo vetëm nuk ka patur garë por tenderi me shumë mundësi është kryekëput fiktiv. Një tjetër indicie që e rrit akoma më tepër dyshimin për këtë është edhe afërsia e vlerës fituese me fondin limit. Rezulton se fituese është shpallur firma ISEC në pronësi të Arsona Hoxhaj në bashkëpunim me firmën “A-T-D Albanian Technology Distribution” në pronësi të Nursen Metuli, me vlerën e ofruar prej 148,990,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 99.33% e fondit limit të tenderit. Dhe përballë këtyre fakteve ne nuk kemi se ç’të themi tjetër veçse: “Jepi Gysi”!

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Së shpejti në E-albania/ Kuvendi miratoi ligjin, si funksionon regjistri me krime seksuale

Së shpejti në E-albania/ Kuvendi miratoi ligjin, si funksionon regjistri me krime seksuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com