GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rendi dhe siguria jashtë kontrollit”, PD ngre alarmin: Qeveria bashkëpunon me krimin

13:19 - 23/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi tek ambasada në Athinë/ PD denoncon: Atasheu u caktua koordinator i PS!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera reagime kanë ardhur nga PD-së për atentatin e mbrëmshëm në Milot ku një i ri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Demokrati Indrit Hoxha nga selia blu theksoi se gjithçka po ndodh nën hundën e Policisë së Shtetit.

“Acarimi i elementëve të krimit, ka të bëjë me ndarje territoresh, zona influencash, të cilat lejohen nga paaftësia qeveritare dhe implikimi qeveritar”, tha Hoxha në emër të PD-së.

Ndër të tjera, Hoxha shkruan se arsyet e acarimit të elementëve kriminalë, nuk kanë të bëjnë me gjë tjetër veçse me ndarje territoresh, jo vetëm nga paaftësia qeveritare, por sidomos nga implikimi qeveritar.

Reagimi i PD:

Rendi dhe siguria publike në Shqipëri janë përkeqësuar duke dalë jashtë kontrollit në harkun e një jave. Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë në atentate të përgjakshme, nën hundën e Policisë së Shtetit, dhe në akse rrugësh të rrahura kombëtare, janë shenjë se qeveria nuk menaxhon vendin.

Ajo thjesht mbikëqyr korrupsionin. Mbrëmë në Milot dhe një javë më parë në Fushë Krujë, krimi i organizuar dëshmoi se është më prezent dhe më i sofistikuar se shteti. Për faktin e thjeshtë se shteti nuk e tremb më, por duke qenë pushtet e jo shtet, bashkëpunon me të.

Partia Demokratike lëshon sot thirrjen kombëtare për trajtimin si emergjencë të rendit dhe sigurisë publike. Përfshijmë në këtë thirrje të gjithë aktorët relevantë të cilëve u bëjmë me dije se Shqipëria nuk menaxhohet më nga qeveria e para 9 viteve.

Përgjegjësitë, si për rendin, si për korrupsionin, si për të palarat e këtyre 9 viteve, duhen kërkuar në të sotmen, jo në dekadën e shkuar. Arsyet e acarimit të elementëve kriminalë, nuk kanë të bëjnë me gjë tjetër veçse me ndarje territoresh, me zona influence, hapësira që lejohen, jo vetëm nga paaftësia qeveritare, por sidomos nga implikimi qeveritar.

Bota e krimit nuk po i bën karshillëk qeverisë. E kundërta, ajo nuk shqetësohet më prej forcës së shtetit, sepse e sheh si partner dhe si të ngjashëm. Partia Demokratike nuk dëshiron të bëjë politikë me vdekjen, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mbyllim sytë para një emergjence kombëtare. Nuk kemi të bëjmë me luftë bandash, dhe as rivalitet, por me kapitullim. Ndër dy të ngjashmit, për të zezën e qytetarëve, luftën po e fitojnë ata që i bëjnë punët e zeza

Etiketa: HoxhaPD

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Sherri për pak përfundon në tragjedi, babai qëllon me armë djalin

E rëndë në Greqi, 7 të rinj rrahin të miturin për t’i vjedhur këpucët

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com