GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua për korrupsion/ Gjyqtarja e Elbasanit del sot para trupës gjykuese (Detaje)

09:29 - 24/07/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
U akuzua për korrupsion/ Gjyqtarja e Elbasanit del sot para trupës gjykuese (Detaje)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sapo ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka. Ajo është vënën nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pasi dyshohet se do i merrte para një të të dënuari me 3.6 vite burg për plagosje.  Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 4 mijë USD ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri. Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë dhe nuk është rastësi që ka rënë në duart e SPAK-ut

Sipas të dhënave, familjarët e të dënuarit  kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Sipas informacioneve të marra pranë SPAK,  ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Për gjyqtaren Zamira Vyshka është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie.” Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj. Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan.

Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993.

“Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. Gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”, ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana. Fadil Mema ka rrëfyer se “më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin Ardian Ibrahimi, kam shkuar tek një komshi për ngushëllim.

Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e Ardianin që të bërtasë “na vranë”. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja”.

Në këtë moment i kam thënë “o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën”.Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. “Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja”.

Etiketa: a kuzaElbasangjyqatreKryesore1Vyska

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Kujdes/ Fati nuk do të jetë në anën e këtyre shenjave të horoskopit gjatë muajit gusht

Kujdes/ Fati nuk do të jetë në anën e këtyre shenjave të horoskopit gjatë muajit gusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com