GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Vajza lidhet me zinxhir, e ëma: E kam bërë nga halli, shpirti po më ther…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë në Kurbin/ Vajza lidhet me zinxhir, e ëma: E kam bërë nga halli, shpirti po më ther…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 31-vjeçare mbahet e lidhur me zinxhirë në fshatin Zheje të Kurbinit, pasi ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët.

“E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra ti bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë që ta mbajë. Sa të ikë, ta shtypë makina e mbaj këtu, s’kam ç’të bëj, të vras veten.”

Nga institucionet veç miratimit të pagesës së kempit, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, vetëm sorollatje.

“Isha në Laç para tre vjetësh na kishin çuar në Shkodër kërkova shërbim, por s’më dhanë. Lezha më tha se ka nevojë për shërbim.”

Tregon se dhe Bashkia e Kurbinit ka informacion për gjendjen e rëndë shëndetësore të vajzës.

“E dinë të gjithë dhe Lezha e di dhe Shkodra se e kanë parë po këtu s’kanë ardhur për ta parë.”

E dorëzuar para syve të mbyllur dhe papërgjegjshmërisë të punonjësve të institucioneve, që mund ta shtronin në një prej spitaleve psikiatrik, detyrohet të mbajë vajzën të lidhur me zinxhirë.

Veç vajzës 31-vjeçare e sëmurë mendore është dhe vajza tjetër 33 vjeç, por ajo nuk është agresive.

Nëna e 7 fëmijëve ka mbetur e ve tre javë më parë. E vetme me dy vajza të sëmura, jeton në kontenierin, që i ka dhënë kisha, pasi shtëpinë ja ka dëmtuar tërmeti. I kërkon ndihmë kryeministit, të cilit i ka dhënë e votën.

“I kërkoj Edi Ramës të më bëjë shtëpinë sa më shpejt dhe të më ndihmojë për dy fëmijët e sëmurë, jam shumë, shumë keq.”

I shqetësuar për mbesat është dhe xhaxhai i tyre, që u kthye nga emigracioni për të varrosur të vëllain.

Ky nuk është rasti i parë që mediat konstatojnë persona me sëmundje mendore, jashtë vëmendjes të institucioneve, mbahen të lidhur me zinxhirë nga familjarët. 13 vjet më parë në Maqellarë të Dibrës, babi mbante të lidhura me zinxhirë 2 vajzat.

Etiketa: DhunëKurbin

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Skandali/ Infermieret “spiunohen” me kamera në dush, rrezikojnë të përfundojnë në faqe pornografike

Skandali/ Infermieret “spiunohen” me kamera në dush, rrezikojnë të përfundojnë në faqe pornografike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com