GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti më me pak funksione/ Merr sot detyrën, si e la Rama Begajn pa “strehë”

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti më me pak funksione/ Merr sot detyrën, si e la Rama Begajn pa “strehë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot pas orës 19:30 presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën, por kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia presë krahët ende ka marrë drejtimin e Presidencës. Disa muaj më para, me nismën e kryeministrit Rama, qeveria shqiptari miratoi një ligj që i heq nga duart disa funksione të presidentit, siç ishte ajo e dhënies së dekoratave.
Ligji i ri për dekoratat në Shqipëri parashikon që presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj nuk mund të japë më shumë se 23 dekorata në vit pa miratimin e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve.
Qeveria ka vendosur që të kufizojë me ligj numrin e dekoratave që do të jepen nga Presidenti i Republikës brenda një viti. Konkretisht, Presidenti nuk mund dekorojë çdo vit pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, më shumë se sa 10 % të numrit të përgjithshëm të dekoratave të të gjitha kategorive që mund të jepen brenda vitit.
Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në viti, në një kohë kur presidenti aktual Ilir Meta ka dhënë rreth 150 në vit. Dekoratat që do të japë presidenti mbi këtë numër, kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do të ngrihet me urdhër të kryeministrit.
Ndërkaq, në ligjin e ri janë parashikuar edhe kushtet kur një personazhi të dekoruar mund t’i hiqet dekorata. Dekorata parashikohet të hiqet në dy rrethana; kur mbajtësi i dekoratës dënohet me vendim gjykate të formës së prerë dhe kur shpallet person i padëshiruar në Shqipëri, pra për shtetasit e huaj. Dekoratat në Shqipëri jepen nga me dekret të presidentit, me urdhër të kryeministrit, me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes.
Por jo vetëm kaq, ende pa marrë detyrën, qeveria e Ramës ka vendosur të japë me koncension Pallatin e Brigadave. Vendimi kaloi në mënyrë sekrete dhe pak kohë u bë në publike në media plani i restaurimit ku ambjentet e godinës bëhen publike për qytetarët dhe turistët.
Qeveria e ka vendosur ta menaxhojë këtë të fundit do e realizojë përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).
Në kontratë shkruhet se partneriteti do të zgjasë 20 vite, por ka të drejtë të rinovohet edhe 20 vite të tjera në bazë të ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë”. Pra në total shkon 40 vite. Ashtu siç dhënia me koncension e Butrintit dhe e Presidencës u shoqërua me diskutime të shumta.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Ceremonia e presidentit të ri/ Mbërriti në Kuvend, kush e shoqëroi Bajram Begajn

Ceremonia e presidentit të ri/ Mbërriti në Kuvend, kush e shoqëroi Bajram Begajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş