GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ I sekuestrojnë makinën për t’i grabitur pjesët, qytetari: I ka vjedhur vetë policia!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ I sekuestrojnë makinën për t’i grabitur pjesët, qytetari: I ka vjedhur vetë policia!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare denoncoi veprimet e punonjësve të pikës së bllokimit të makinave në Vlorë, të cilët kanë “masakruar” mjetin e një qytetari.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Erald Hodaj, i cili fillimisht dërgoi te Fiksi disa video të makinës brenda pikës së bllokimit. Nga pamjet dukej se makina ishte e shkatërruar, pa goma, pa pjesë të tjera, madje e vendosur poshtë disa makinave të tjera. Pas dërgimit të këtyre pamjeve, grupi i Fiks Fare udhëtoi në Vlorë, në vendin që mbahen makinat e bllokuara.

Fillimisht, Eraldi tregoi të gjithë kalvarin e automjetit të tij, për të cilin thotë se është befasuar kur pa se mjeti i tij, tip BMW me targa AA 185 KC, e cila i është bllokuar një shokut të tij në 2019, ishte shkatërruar. Ai tha se në atë pikë mjeti kishte rreth 2 vite e gjysmë dhe, makinat konfiskohen kur kalon një kohë prej 10 vitesh. “Mjeti është në pronësinë time. I ishte bllokuar një shokut që ia kisha lënë. Para pak ditësh kam marrë vendimin e zhbllokimit nga Prokuroria e Vlorës dhe kam shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me atë automjet”, tregon Eraldi, ndërsa ai moment ka qenë befasues.

“Mora vendimin dhe erdha për të parë mjetin. Kur ç’të shoh, makina ime ishte poshtë një grumbulli të madh makinash. I kanë vjedhur gomat, disqet, i kanë marrë pjesët. Gjithçka. Makina ishte në gjendje pune, erdhi me këmbët e veta këtu. Tani nuk e njoh më. Vendi ruhet 24 orë në 7 ditë, por jo për makinën time. Unë ia lashë shtetit, po shteti s’e ka ruajtur” thotë Eraldi, ndërsa shpjegon se nuk di si të veprojë tani.

Pas ankesës, Eraldi shkon për të parë sërish mjetin, i cili është në të njëjtin vend, në pikën e bllokimit të automjeteve. Ai bisedon me një punonjës policie, i cili i thotë se makinat në këtë vend ruhen deri në 10 vite. Por, kur i tregon se çfarë i kishte ndodhur mjetit të tij, polici habitet. “Hidhi në gjyq” i thotë disa herë polici denoncuesit, por Eraldi beson se, s’ka kohë të sorollatet në procese gjyqësore.

Më pas, grupi i Fiks Fare, bashkë me Eraldin, shkojnë te pika e bllokimit. Por, vetëm pikë bllokimi nuk ishte! Vendi ishte i hapur, madje makinat liheshin në anë të rrugës dhe fare mirë mund të ishin objekt i ndonjë zhvatje të mundshme. Gazetarët e Fiksit tentojnë që të shkojnë të mjeti i Eraldit, por punonjësi i policisë nuk i lejon. Ai i thotë denoncuesit se duhet të marrë një urdhër zhbllokimi nga Policia Rrugore dhe të vijë ta marrë. Gazetarët e pyesim se përse sipër makinës së këtij qytetari janë vendosur të tjera. Ai thotë se kështu e ka gjetur dhe se duhet të pyesë në vend tjetër. Eraldi këmbëngul duke i thënë se pjesët janë vjedhur, nga disqet, dhe pjesët e tjera.

“Këtu i vjedhin. Duhet të ruhen nga policia, po këta i vjedhin vetë”, përfundon Eraldi. Vendi i bllokimit të këtyre mjeteve është i parrethuar. Një pjesë mbahen anës rrugës, të tjerat sipër njëra tjetrën, duke ngritur dyshimet e qytetarëve se në këtë vend vidhen pjesët e makinave./TCh

 

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
“Keni dekonspiruar operacionin”, RENEA gati u përlesh fizikisht me policinë e Peqinit

"Keni dekonspiruar operacionin", RENEA gati u përlesh fizikisht me policinë e Peqinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet