GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si refuzoi Zamira Vyshka zarfin me 2 mln/ Publikohet biseda e avokatit me familjarin e të arrestuarit: Edhe dy tjera…

12:57 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si refuzoi Zamira Vyshka zarfin me 2 mln/ Publikohet biseda e avokatit me familjarin e të arrestuarit: Edhe dy tjera…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja hetimore që çuan në arrestimin e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka.  Në këto përgjime flitet për disa situata, ku mes tyre është dhe momenti kur gjyqtarja nuk pranon shumën e parave të dhëna nga avokati Ilir Pashaj, të cilin e kishte siguruar nga të afërm të të arrestuarit Xhuljano Musaji. Në këtë pjesë të dosjes thuhet se gjyqtarja ka kërkuar dhe dy milionë lekë të tjera për të ndryshuar masën e dënimit për të arrestuarin. Biseda është zhvilluar mes Taulant Ramollari dhe avokatit Ilir Pashaj.

Përgjimet:

Avokati: Jo pra jo duro

Ramollari: Avokat

Avokati: Hë kur të afrohesh ti më bej një zile mua dy tre minuta para

Ramollari: Do të bëj zile unë

Avokati: Të dal përjashta unë

Ramollari: Mirë të keqen mirë se nuk vij brenda unë, po të marr në telefon

Avokati: Jo mrena po të them ore jo

Ramollari: Jo pra jo mirë se ktu tek….e do vij hajde

Avokati: Mirë hajde

Ramollari: Hajde

Avokati në dosjen hetimore thuhet se i ka dhënë porosi Ramollarit që mos të futen në lokal. Në dosje po ashtu thuhet se; “këta dy shtetas kanë biseduar paraprakisht për faktin se në këto momente që është dorëzimi i shumës së parave, avokati Ilir Pashaj do të jetë në prezencë të gjyqtares Zamira Vushka. Prezenca e gjyqtares Zamira Vyshka në një distancë të afërt, garanton edhe Taulantin që shuma monetare do të dorëzohet te gjyqtarja me qëllim për të favorizuar të pandehurit Xhlio Musaj. Shtetasi Ramollari nuk mund të takohet drejtpërdrejtë me gjyqtaren, për shkak se kjo do të sillte ekspozim mjaft të madh për të”, thuhet në dosje.

 

Pak orë më vonë, Ramollari flet sërish në telefon me avokatin Pashaj.

Ramollari: Edhe një minutë jam aty

Avokati: Hë e gjen dot se thashë mos je ngatërruar

Ramollari: E gjej, jo jo e gjej. Për një minutë jam aty

Avokati: Mirë hajde

Pas vëzhgimeve ambientale, pasi Ilir Pashaj del nga një ambient i brendshëm i një lokali takon Ramollarin dhe pasi qëndrojnë për disa minuta në këmbë, dëgjohet se flisnin me zë të lartë. Dyshohet se po debatonin. Më pas shtetasi Taulant Ramollari largohet me një zarf në dorë dhe hipën një makinë. Më pas avokati Pashaj takohet edhe me gjyqtaren.

 

Ndërkohë një tjetër moment në dosje është dhe biseda telefonike mes shtetasit Taulant Ramollari dhe Adrena Tiranës.

Tirana: He Tan?

Ramollari: Alo?

Tirana: Hë?

Ramollari: Ca po bën?

Tirana: Hiç po rri. Ca thua e takove atë?

Ramollari: E takova po s’bëra gjë jo. S’ja dhashë ato

Tirana: Pse?

Ramollari: Donte, donte dhe dy të tjera

Tirana: Line fare

Ramollari: Ashtu i thash

Tirana: Line fare o…

Ramollari: Ashtu i thashë o burrë

Tirana: Po pre për dy muaj. Dy muaj do fitojë. Asgjë tjetër

Ramollari: Ee domethënë do i jepja unë e do dilte në nëntor vitin tjetër. Thashë unë; o zotni po ca flet o burrë. Nëntorin vitin tjetër

Tirana: Jo ore po linë, ai aq del vetë

Ramollari: Ee. Më mirë t’i haj bukë ato lekët dhe vari lesht

Ramollari: E mirë

Tirana: Takohemi nesër thashë unë flasim një cik për atë shpunë thashë unë dhe kshu. Ti them sa të bën haku ty byrazer? Kaq! Na hakun tat ti mo i jep asnjë gjë atyre të tjerëve ose flasim nesër e bëjmë muhabet nesër te kafja po hajde.

Ramollari: Mirë hajde ik

Një tjetër përgjim mes Tamollarit dhe Tiranës zhvillohet një bisedë telefonike.

Tirana: Unë po i llogaris ato si kanë ul asnjë ditë, njësoj sa, atje aq

Ramollari: Ore nga 3.6 iu ul një vit. 2.4 e len.

 

Etiketa: korrupsion pergjimeKryesore1telefonataZamira Vyshkazarf

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
“I dhatë besën Lulushit, dogjët mandatet,” nis mbledhja e Partisë së Lirisë

EMRAT/ Partia e Lirisë zgjedh drejtuesit e rinj të strukturave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com