GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dosja I.M/ Flet Filip Talo: Ilir Metën e kisha në klasë, më spiunoi një konviktor

22:19 - 27/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja I.M/ Flet Filip Talo: Ilir Metën e kisha në klasë, më spiunoi një konviktor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas afro 8 orësh negociatash me shtetasin Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Meta), Talo në mbrëmje pranoi të prononcohej shkurtimisht mbi atë që po ndodh.

Filip Talo është ish-studenti që tentoi të arratisej në vitin 1989 dhe përfundoi i denoncuar në Sigurimin e Shtetit.

Më poshtë po publikojmë të plotë intervistën e shkurtër që mundëm të realizojmë me të.

Zoti Talo ju faleminderit që pranuat të prononcoheni për Hashtag.al. Ju sot keni kërkuar tërheqjen e një dosje në Autoritetin e Dosjeve, dosje e cila dyshohet se ka lidhje me problemin e 24 orëve të fundit ku po lakohet emri i ish-Presidentit Meta. Mund të dimë diçka mbi motivet dhe pozicionin tuaj?

Është e vërtetë që i jam drejtuar Autoritetit të Dosjeve sot, pasi konstatova në media se bëhej fjalë për rastin tim shume vite të shkuara. Kërkova informacion të plotë në kushtet kur konstatova se mund të cenohej privatësia ime në media dhe për të poseduar çdo dokumentacion që përmban dosja që Autoriteti ka lakuar papritur. Në mënyrë të paimagjinueshme për mua, ende pa dalë nga institucioni, më njoftojnë dhe lexova portalet ku ishte bërë publik interesimi im pranë Autoritetit dhe ishte publikuar në mënyrë të paligjshme emri im.

Si lidheni ju me këtë histori?

Kjo histori ka ndodhur kur unë kam qenë student, 19 vjeç në Fakultetin Ekonomik Tiranë. Kam qenë konviktor. Në klasë unë kisha shtetasin I.M i cili jetonte në konvikt dhe me origjinë dhe banimin e familjes e kishte në një rreth kufitar në Lindje të Shqipërisë. Do ju lutem të më kuptoni se në kushtet ligjore ku ndodhem, enkas nuk përmend të plotë identitetin e këtij personi, pasi jam përgatitur për proces ligjor  dhe dua të ruaj privatësinë e këtij personi dhe sidomos të familjes së tij, pasi të njëjtën gjë do desha të ndodhte me privatësinë time e të familjes time.

Gjithashtu dua të saktësoj, se personi I.M që unë po përmend sot, ka vetëm inicialet të ngjashme me ish-Presidentin Ilir Rexhep Meta, ndonëse ishim të gjithë në një klasë.

I.M ishte i vetmi person që kishte dijeni për planin tim për arratisje.

Pse ja tregove planin pikërisht këtij personi, dmth I.M nga qyteti kufitar?

Ishim në një konvikt. E kisha shok të afërt dhe duke qenë nga rreth kufitar, mendova se mund të më mbështeste në planin që kisha.

Dhe ça ndodhi me planin tënd?

Atëherë unë jam ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit bazuar mbi përgjimet dhe deponimet e këtij personi të cilat më janë nxjerrë përpara në formën e provës, pasi unë fillimisht nuk e kam pranuar se kisha intencione për arratisje.

Po shtetasi Ilir Rexhep Metaj, ka pas ndonjë lidhje indirekte ose dijeni në lidhje me ngjarjen?

Ilir Rexhep Metaj nuk jetonte në konvikt. Ai ishte me shtëpi në Tiranë. Kjo bënte që dhe pse unë e kisha në klasë të mos kisha atë afrimitet siç e kisha me shtetasin I.M, konviktori që më denoncoi.

Si u ndjeve kur në media u përmend si denoncues në fakt, ish-Presidenti Ilir Rexhep Metaj. Ça mendove?

Mendimi është i thjeshtë. Unë nuk dua të mbroj Ilir Rexhep Metën në këtë rast, por unë di të vërtetën e thjeshtë, në asnjë moment nuk e kam diskutuar planin tim me Ilir Rexhep Metajn. Kështuqë nuk ka pas asnjëherë dijeni ai plus që, hetuesit e Sigurimit si provë më kanë vënë përpara deponimet dhe përgjimet e konviktorit I.M.

Për sa ju deklaroj juve si media, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore dhe do ndjek procesin ligjor deri në fund për të mbrojtur të dhënat e privatësisë time dhe familjes time./Hashtag

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Para
Nuk pranonte ndarjen, burri xheloz plagos ish-bashkëshorten shqiptare

Nuk pranonte ndarjen, burri xheloz plagos ish-bashkëshorten shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com