Këtë të martë në Këshillin e Evropës, është diskutuar mbi raportin e zgjedhjeve të 25 prillit të mbajtura në Shqipëri.
Në një intervistë për “News 24”, deputeti aktual Ervin Bushati, i cili është dhe kreu i delegacionit shqiptarë në KiE. Bushati tha se Këshilli Evropian i ka cilësuar si të rregullta zgjedhjet në Shqipëri.
Në problematikat e evidentuara prej tyre, sipas Bushatit, ishin vetëm mosrespektimi në raste të caktuara të masave të sigurisë, e dyta sipas tij kishte të bënte me strukturën që Partia Demokratike ngriti për mbrojtjen e votës dhe e treta, roli i Presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve.
Bushati nënvizoi ndër të tjera se Këshilli i Evropës doli në përfundimin që Shqipëria ka bërë hapa përpara në përmirësimin e demokracisë.
Ervin Bushati: Një komision monitorimi me 20 deputetë dhe në fakt ata që folën në sallë, edhe unë kisha mundësinë të përçoja qëndrimin e mazhorancës. Të gjithë ishin të mendimit që zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të rregullt. Sipas tyre zgjedhjet ishin të strukturuara mirë, ishte ditë e mbarë dhe nuk u regjistruan incidente. Periudha para fushatës shihet si pozitive, pa përplasje publike. Të gjithë kandidatët kishin mundësi të përçonin platformën e tyre. Pika e parë problematike është respektimi i rregullave COVID.
Më e rëndësishme për reporterët ishte zbatimi i rregullave COVID. E dyta ishte monitorimi digjital, që kishte vonesa dhe e dyta ishin fjalë apo argumentet e sjella nga opozita për mundësinë e shit-blerjes së votës. Partia Demokratike kishte ngritur një strukturë për të intensifikuar këtë fenomen, siç e kanë quajtur të mbrojtjes së votës, e kjo s’ka të bëjë me PS-në. Gjuha ka qenë e qetë thuhet në raport. Gjuha e vetme e ashpër që përdoret dhe thuhet në raport, i përkon Presidentit të Republikës, që jo vetëm nuk duhet të ishte pjesë e fushatës, por nuk duhet të përdorte atë gjuhë. Të gjithë deputetët kanë qenë dakord që këto zgjedhjet kanë qenë një shtysë të demokracisë. Këtë e kanë thënë të gjithë vëzhguesit. Ata kanë thënë që Shqipëria ka bërë një ndryshim pozitiv drejt demokracisë. Kjo është baza që punon më pas BE.
Partia Demokratike tha se aty janë evidentuar elementët që 25 prilli ka qenë masakër zgjedhore. Cila është reagimi juaj?
Ervin Bushati: Jam për të ndjekur seancën plenare, fillon deri të premten. Është moment kyç, sepse lidhet dhe me të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka marrë të gjithë dritën jeshile të jetë pjesë e procesit. Interpretimi dramatik të opozitës, sepse këto fjalë nuk gjeten në raport, as regjimi, as masakra. Patjetër që i bën apel militantëve të PD, që kanë dalë nga një proceset post-zgjedhor.
Unë e kam raportin, ju e keni, le ta shikoni ku shkruhet ajo që pretendon PD. Thuhet që vëzhgues dhe anëtarë të PD, janë ankuar te vëzhguesit. Këto ishin zgjedhjet më të mira të mbajtur në Shqipëri. Qytetarët vendosën dukshëm. PD t’i referohet raportit dhe asaj që ajo thotë. Këto deklarata vijnë nga humbja në zgjedhje.
Kjo ishte me punë, jo me radhë, kush punon shumë përfiton, kjo gjë (zgjedhjet) nuk bëhen me radhë. Organet ligjore do i ndjekin të gjitha pretendimet e opozitës. Për këtë punë heton, SPAK-u, gjykatat, aty ku opozita ka drejtuar këto ankesa. I vetmi rast që thuhet është parë që një votues ka ndihmuar për të votuar një person tjetër, e ky rast ka qenë në Shkodër.