Prej 15 ditësh, Kepi i Rodonit është nën pushtetin e flakëve, ndërsa zjarrëfikëset janë të pafuqishme që ta shuajnë për shkak të terrenit. Mësohet se ditën e sotme rreth 3 zjarrfikëse dhe 2 autobote të stacionit të Durrësit, kanë shkuar tek vendi por lufta me zjarrin për shkak të terrenit është shumë e vështirë.
Ditën e sotme ka shkuar edhe helikopteri, por era që po fryn e ka bërë të paefektshme këtë ndërhyrje. Sipas zjarrfikësve që ndodhen në terren janë rreth 4 vatra zjarri që vijon të mbeten aktive. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar sot edhe forca të ushtrisë.
Discussion about this post