GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Di Maio: Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

15:48 - 22/06/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Di Maio: Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio është shprehur se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu me Serbinë, meqë sipas tij, ky proces vetëm sa do ta forcojë Kosovën ndërkombëtarisht.

Ministri italian ka folur sot në Prishtinë, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishte sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.

“Shpresojmë të punohet për pajtimin në mes të rajonit dhe në ketë aspekt ia paraqita ministres vizionin e Italisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, sepse këtu kemi të bëjmë me stabilitetin më Ballkan dhe Sigurinë në Evropë, ashtu siç i kemi inkurajuar serbët edhe Kosovën e inkurajojmë që të vazhdohet para dhe në mënyrë konstruktive dhe në një frymë të hapur për të pasur një rezultat konstruktiv që është një projekt ambicioz, por i arritshëm nëse ka vullnet politik.”

Di Maio tha se “Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dy vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërbejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar”, shtoi ai.

Kryediplomati italian, ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe shërbimeve.

“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt.”

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, ministri italian tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërval tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të kontribuojë për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të rëndësishme bilaterale do të kontribuojë për ta bërë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Italisë shumë më pak burokratik dhe shumë më të lehtë, dhe do të kontribuojë për një mjedis edhe më të mirë, veçanërisht për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë. Kjo është vetëm një provë tjetër e bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm dy palësh dhe ne po konsiderojmë të avancojmë bashkëpunimin duke hapur rrugën për marrëveshje të mëtejmë si njohja reciproke e patentë-shoferit, procesi i suksesimit, marrëveshjet për bashkëpunimin kulturor dhe më shumë. Padyshim që kemi diskutuar zhvillimet politike në Kosovë dhe veçanërisht luftën tonë kundër pandemisë.”

Pas takimit me Gërvallën, diplomati italian do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të lidhura

Mesazh uniteti për Ukrainën: Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz zhvillojnë takim në Londër
Botë

Mesazh uniteti për Ukrainën: Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz zhvillojnë takim në Londër

20:09 - 08/12/25
BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit
Aktualitet

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit

17:30 - 08/12/25
Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën
Aktualitet

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën

15:45 - 08/12/25
Para
Goditet rrjeti i kokainës në Mikonos, në pranga dy shqiptarë

Goditet rrjeti i kokainës në Mikonos, në pranga dy shqiptarë

TË FUNDIT

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

12:13 - 09/12/25

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!

Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!

12:07 - 09/12/25
Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)

11:57 - 09/12/25
Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

11:47 - 09/12/25
Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin

Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin

11:39 - 09/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com