Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se makina tip Audi, e drejtuar nga një vajzë ka aksidentuar shtetasin me inicialet R.D.
Mësohet se i lënduari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka dalë para makinës, ndërsa ka pësuar disa dëmtime në trup. Momentalisht ai ndodhet në spital, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Discussion about this post