Mevlan Adili do të vazhdojë karrierën e tij në Rusi, teksa ka firmosur me klubin e kategorisë së dytë, SKA-Khabarovsk.
28-vjeçari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Në klubin rus Adilin e kanë prezantuar si një lojtar me shumë eksperiencë dhe që në këtë formë do t’i shërbejë më së miri skuadrës në objektivat e sezonit.
Kujtojmë se Adili ishte pjesë e Vllaznisë nga janari i vitit 2020 teksa me shkodranët festoi edhe dy herë Kupën e Shqipërisë.
Discussion about this post