GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera me inceneratorët, Këlliçi: Rama është kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera me inceneratorët, Këlliçi: Rama është kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se kryeministri Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen për inceneratorët dhe ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.  Këlliçi tha sot se dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliardë lekëve për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.

“Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliardë lekëve. Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë. Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 miliardë lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.  Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”. I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit. Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës! Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjencisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur. Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!” – u shpreh Këlliçi.

Deputeti demokrat bëri dhe 5 pyetje për SPAK dhe kontratën.

“Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:

  1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!

    5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

    Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama.

    Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.

    Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?” – tha Këlliçi.

 

Etiketa: aferaArben AhmetajBelind KelliciEdi RamaErion VeliajinceneratorëtKryesore1parate

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Stërviti Didën dhe Casillasin, humb jetën ish-portieri i Milanit

Stërviti Didën dhe Casillasin, humb jetën ish-portieri i Milanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen...

Lexo më shumë
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com