GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në kulmin e sezonit turistik, tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kulmin e sezonit turistik, tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregtarët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj. Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve. Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese. Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë. Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera. Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur më tej pas pandemisë Covid-19.

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme. Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi./Monitor/

Etiketa: kulmi sezonit turistikpije alkolikepije freskueserriten cmimet

Lajme të lidhura

Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda
Aktualitet

Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

17:15 - 10/10/26
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika
Ekonomi & Sociale

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

14:26 - 10/10/26
“Arsimi si luks”/ Shqipëria aplikon 15% tarifë doganore për çantat dhe mjetet shkollore, në BE është 0%
Aktualitet

“Arsimi si luks”/ Shqipëria aplikon 15% tarifë doganore për çantat dhe mjetet shkollore, në BE është 0%

08:58 - 08/10/26
Para
Drejt martesës? Ja si mund ta organizoni festën tuaj të beqarisë

Drejt martesës? Ja si mund ta organizoni festën tuaj të beqarisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

22:55 - 11/10/26

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për...

Lexo më shumë
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

22:04 - 11/10/26
“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com