GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e inceneratorëve/ PD vë para përgjegjësisë Armando Subashin dhe ka 5 pyetje për inceneratorin e Fierit

15:17 - 05/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve/ PD vë para përgjegjësisë Armando Subashin dhe ka 5 pyetje për inceneratorin e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa i ka drejtuar sot 5 pyetje të rëndësishme kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe organeve ligjzbatuese lidhur me inceneratorin e ndërtuar në këtë bashki.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa thekson se vjedhja 430 milion euro tregon se qeveria është ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

“Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te ‘koka’, por merren me bishtat.

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit.

Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit.

Sot kemi pesë pyetje për inceneratorin e Fierit:

1- Pse kryebashkiaku Armando Subashi, zgjodhi një truall privat për inceneratorin e Fierit, edhe pse Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Bashkisë i vendosi në dispozicion 10 troje publike ku mund te ndërtohej inceneratori?

2- Pse, pasi zgjedh token private para tokës publike e shpronëson atë me çmim dyfish: plot 460 mln lekë?

3- Pse dhe kush e ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e inceneratorit, nga ‘tokë arë’ në ‘tokë truall’ për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?

4- Pse, dhe si, mund te lejohet që pasuria publike të jetë garanci bankare në favor të koncesionarit, siç e ka lejuar Subashi?

5- Si është e mundur që për shpronësimin e pasurisë Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë sot në burg ndërsa Armando Subashi, i cili ka kryer pagesat e shpronësimit, vazhdon të mbetet akoma i lirë? Për të njëjtat fakte, për të njëjtat shkelje dhe nuk arrestohet autori kryesor për shpronësimin e paligjshëm.

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e kapur.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNË PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?”, deklaron Zhupa.

Etiketa: #inceneratore #deklarate.deklarateIna Zhupa

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Covid-19 në Kosovë, 1,266 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në Kosovë, 1,266 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com