Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës mes pronarit të një restoranti dhe një klienti. Siç raportohet paraprakisht, pronari i restorantit ka përzënë klientët nga lokali dhe më pas ka nxjerrë thikën e ka goditur njërin prej tyre.
Ende nuk është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur në këtë ambient që ka çuar në përdorimin e armës së ftohtë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë apo identitetet e personave të përfshirë.
Discussion about this post