GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Kemi evidentuar 30 raste”, Ahmeti: Serbia ka bërë fushatë në disa shtete kundër njohjes së Kosovës

16:13 - 07/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi evidentuar 30 raste”, Ahmeti: Serbia ka bërë fushatë në disa shtete kundër njohjes së Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti është shprehur se janë identifikuar 30 raste kur Serbia ka bërë fushatë kundër njohjes së pavarësisë së vendit në shtete të ndryshe. Ahmeti ka deklaruar se asnjë prej këtyre fushatave nuk ka qenë e suksesshme. Teksa flet për tensionet në veri të Kosovës dhe anëtarësimin në BE, Ahmeti mohon se ka diçka të vërtetë në deklarimet e zyrtarëve serbë se vendit po i tërhiqen njohjet e pavarësisë. Ai thotë se këto janë reagime absurde që vijnë pas veprimeve të natyrshme të shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë sa i përket çnjohjeve, e dini edhe ju si media por edhe publiku që nuk është publikuar asnjë emër, ka pasur tentime të cilat i kemi parandaluar, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra duhet ta kemi parasysh që fushata e të ashtuquajtur çnjohje e Serbisë nuk është ndalë asnjëherë, ne kemi identifikuar edhe në periudhën kur ishte marrëveshja, zotimet e Uashingtonit, pra moratoriumi që Serbia e pranoi që mos ta bëjë atë fushatë, kemi identifikuar afër 30 raste kur Serbia ka bërë një fushatë të tillë në vende të ndryshme. Pas moratoriumit kjo veç është intensifikuar por deri më tani pa sukses, dhe jam i bindur që nuk do të jetë e suksesshme sepse është kuptuar konteksti gjeopolitik veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë ku Serbia haptas është rreshtuar në anën e Federatës Ruse” – thotë zëvendësministri i Jashtëm.

Deri më tani, Kosova ka 117 njohje dhe e fundit është formalizuar në muajin shkurt të vitit 2021. Ahmeti thotë se qeveria ka punuar më shumë në thellimin e marrëdhënieve me vendet njohëse por që sipas tij nuk ka pasur mjaftueshëm komunikim në të kaluarën. Ndërsa shton se prioritet i kanë pesë vendet mos njohëse brenda Bashkimit Evropian.

“Është bërë progres, nuk qëndrojnë të gjitha pesë vendet e BE-së në stadin e njëjtë të zhvillimit, kjo është e qartë por duhet të ndërmerren hapa përpara sepse kjo i kontribuon edhe stabilitetit në rajon, pra pamundëson çfarëdo lloj interesimi të Serbisë për të ndërmarrë hapa të cilët mund të destabilizojnë rajonin dhe çfarëdo revizionizmi të kufijve apo diçka të tillë, të cilat janë projekte që kanë vdekur por e dinë që kanë qenë shumë të diskutuara më parë”, thotë Ahmeti.

 

Etiketa: FushateKosoveKreshnik AhmetinjohjeRasteSerbiashtete

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Stresi pjesë e koncertit të Noizy-t? Shuhet kureshtja

Stresi pjesë e koncertit të Noizy-t? Shuhet kureshtja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com