GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush e vrau Ardit Gjoklajn? PD: SPAK të hetojë sa më parë inceneratorët, mund të gjejë krime të fshehura

12:19 - 08/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza për manipulim votash dhe lobim, Edith Harxhi përplaset me Ina Zhupën për zgjedhjet në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo ditë Partia Demokratik ka denoncuar aferën e inceneratorëve dhe paralelisht i shtonë një sërë pyetjesh SPAK, që sipas opozitës shumë lehtë mund t’u jepet përgjigje dhe mund të zbardhen mashtrimet. Ditën e sotme, anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja, ka shtruar disa pyetje sa i takon inceneratorëve, për të cilat sipas tij, SPAK duhet të veprojë. Përmes një postimi në Facebook ai ka prekur rastin e  Ardit Gjoklës i cili u gjet i masakruar 6 vjet më parë në lanfillin e Sharrës. Sipas Krajës,  17-vjeçari u vra për shkak të shkeljeve ligjore që bënte kompania e financuar nga Veliaj. Ndërsa shprehur se të gjithë e dinë q ë trupi i  të riut u soll me një makinë luksoze, Kraja shprehet se inceneratorët fshehin edhe shumë krime të tjera.  Prandaj, Kraja i kërkon SPAK të veprojë menjëherë dhe të vërë para drejtësisë ata që po i pijnë gjakun popullit.

“6 vite më parë, më 7 gusht të vitit 2016, humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës. Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, dhe që trupi i tij ishte sjellë nga një automjet misterioz. Ndërkohë fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan dhe pse vjedhja e shekullit vazhdon.Sot 6 vite më pas firma e Erion Velaijt dhe Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin, e ka çuar mega-aferën në qindra miliona euro vjedhje dhe asnjë punë të bërë”, shkruan ai.

5 Pyetjet e PD për SPAK

– Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?

– A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?

– A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?

– A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?

– Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling? Këto janë pyetje krejt të thjeshta për shqiptaret, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Përfundimi ynë mund të jetë vetëm një : të gjitha këto ndodhin SEPSE Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Gugallja i NDAJNE PARATE mes tyre.J u shqiptarë, si mendoni?

Etiketa: Ardi GjoklajinceneratorekrimeKryesore1PDSpak

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Edi Rama po rrënon ekonominë shqiptare”, Berisha thirrje qeverisë: Ulni me 50% taksat e naftës

"Edi Rama po rrënon ekonominë shqiptare", Berisha thirrje qeverisë: Ulni me 50% taksat e naftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com