GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

10 demokratët që kërkojnë largimin e Bashës: Ai është përgjegjës për humbjen

11:23 - 28/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
10 demokratët që kërkojnë largimin e Bashës: Ai është përgjegjës për humbjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit një grup anëtarësh në kryesinë e Partisë Demokratike, përgjegjësinë kryesore për këtë ja vënë kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish presidenti njëkohësisht anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike ishte ndër të parët që pas mbylljes së numërimit të votave ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Thirrjes  së tij i janë bashkuar dhe demokratë të tjerë si Arben Ristani, Arben Imami, Edith Harxhi, etj, të cilët përmes një deklarate të përbashkët bëjnë thirrje që të gjithë demokratët ti bashkohen kësaj thirrje pasi sipas tyre Basha ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme.

Deklarata e plotë:

Ne, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, ndihemi të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Shqipëria erdhi në këto zgjedhje pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, braktisje masive, dhe në humbjen e shpresës. Fitorja në zgjedhje ishin mundësia e vetme për të një të ardhme të ndryshme, prandaj këto zgjedhje nuk mund e nuk duhet të humbnin. Qytetarët e këtij vendi, zgjedhësit, anëtarët e partisë e kanë mbështetur partinë në protesta e kudo, por pakënaqësia e përgjithshme dhe kjo mbështetje nuk u kapitalizuan me fitoren në zgjedhje.

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Z. Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës.

Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore.

Por, z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.

Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit.

Pas marrëveshjes së errëte të pasqaruar të 17 majit 2017, marrëveshje e pakëshilluar me forumet e partisë, si dhe pas humbjes së zgjedhjeve të po atij viti në bashkëpunim e bashkëfajësi me Edi Ramën, ai u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm. Megjithatë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit për të mundësuar një qeverisje të djathtë që do të sillte një ndryshim rrënjësor të sistemit të kalbur qeverisës së vendit dhe pranuan vendimin e Z. Basha dhe të grupit të tij të ngushtë për t’u provuar përsëri nga vota e popullit.

Në çdo vend demokratik, është pikërisht opozita ajo që ngjall shpresë  dhe sjell ndryshimin, por, sërisht dhe fatkeqësisht, Lulzim Bashaia humbi vendit mundësinë e një ndryshimi thelbësor dhe rrënjësor, ia humbi edhe një herë tjetër PD-së mundësinë për të drejtuar popullin drejt një të ardhme europiane, të drejtë dhe të ndershme.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, ne, kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve. Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë, bazuar në modelet më të mira të partive tona simotra të së djathtës klasike. Partia Demokratike duhet të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.

Përgatitja e një reformimi ideologjik të djathtë, të orientuar nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, partiake dhe qeverisëse; kthimi në shtyllat e funksionimit tonë që prej themelimit, rishikimi i menëjhershëm i një programi dhe strategjie të fortë dhe të paepur opozitare, duke bashkuar Partinë Demokratike dhe duke ftuar në parti çdo kontribut qëllimisht apo fatkeqësisht të humbur ndër vite, por edhe çdo prurje të re, janë parimet bazë që ne duhet të nisemi për të khyer Partinë Demokratike në rrënjët e saj. Kjo do të jetë e vetmja mundësi për t’i bërë ballë, në një kohësa mëtë shkurtër, qeverisjes të korruptuar dhe vrastare të fateve të shqiptarëve dhe Shqipërisë nga mungesa e një alternative reale të djathtë.

I bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.

Edith Harxhi

Endira Bushati

Bujar Nishani

Ibsen Elezi

Bislim Ahmetaj

Arben Imami

Arben Ristani

Edvin Kulluri

Pirro Ahmetaj

Endrit Hoxha.

Etiketa: aktualitetPD

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Pas PD e LSI, edhe PS kërkesë KQZ-së për dorëzimin e pamjeve filmike të qarkut të Tiranës

Pas PD e LSI, edhe PS kërkesë KQZ-së për dorëzimin e pamjeve filmike të qarkut të Tiranës

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com