Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit Renato Malota. Me lezhjanin ishte firmosur kontrata, por pas kthimit nga pushimet ka ardhur edhe njoftimi.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruajë kontratë me futbollistin Renato Malota.
Qendërmbrojtësi Malota ka nënshkruar për 2 sezone me skuadrën tonë”, njofton Egnatia.
Malota ishte pjesë e Laçit së fundmi, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Dinamon, Kukësin, Partizanin dhe Vllazninë.
Discussion about this post