GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Porti i Durrësit, flet investitori Alabbar: Do ndërtojmë një mrekulli, bregdeti shqiptar ia vlen

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i Durrësit, flet investitori Alabbar: Do ndërtojmë një mrekulli, bregdeti shqiptar ia vlen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat ka zbuluar se është firmosur memorandumi i bashkëpunimit me “Eagle Hills Real Estate Development”, për Portin turistik të Durrësit.

“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës”-tha Rama.

Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR, kompania e cila pritet të ndërtojë portin më të madh turistik të Medheut në Durrës.

Gjatë fjalës së tij në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Alabbar tha se ajo që do të ndërtohet në Durrës do të bëjë që vizitorët që do të vijnë do të duan që të mos largohen më nga Durrësi dhe Shqipëri.

Ai theksoi se Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm, dhe mundësitë për investime janë të mëdha.

“Do doja të thoja që koha do të tregojë se interesi ynë është krijimi i një jete të re, krijimin e besimit në një qytete, natyrisht rritja e punësimit, ekonomisë. Do të jetë shumë më tepër se ajo që mendojmë. Unë këtë gjë e kam bërë prej 30 vitesh, ajo që bëja 5 vjet më parë krahasuar me këtë që bëj tani është e pakrahasueshme, pasi tani njerëzit tanë duan më shumë argëtim. Sot nuk lidhet gjithçka me teknologjinë, por lidhet me faktin se çfarë jete do të krijojmë. Ne do të krijomë një gjë kaq të veçantë sa kur njerëzit të vijnë të mos duan të largohen kurrë. Do të marrim mendjet më të mira për të krijuar një gjë të bukur. Mendoj se bregdeti shqiptar ja vlen, mendoj se ekonomia shqiptare ja vlen.

Për mua është privilegj që unë të marr pjesë dhe të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe në Durrës. Ju premtoj që kurrë nuk do ju zhgënjej zoti kryeministër”, u shpreh Alabbar.

 

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Vllaznia ngec në miqësoren ndaj Dinamos, Laçi mund modestët e Luzit

Vllaznia ngec në miqësoren ndaj Dinamos, Laçi mund modestët e Luzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com