GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Cila është arsyeja pse dy partnerë nuk diskutojnë problemet e jetës seksuale me njëri-tjetrin

20:15 - 13/08/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Cila është arsyeja pse dy partnerë nuk diskutojnë problemet e jetës seksuale me njëri-tjetrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zënkat e vogla janë të pashmangshme në një lidhje.  Në shumicën e rasteve, sigurisht që gjendet një zgjidhje e menjëhershme për grindjet. Nëpërmjet diskutimit, në fakt çiftet arrijnë të kuptojnë preferencat e njëri-tjetrit dhe të komunikojnë më mirë. Megjithatë, ka një çëshjte që shumë çifte shmangin diskutimin dhe ai nuk është tjetër veçse dallimet në marrëdhëniet seksuale.

Hulumtimet kanë treguar se çiftet që flasin hapur për problemet e tyre seksuale janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të kenë një jetë seksuale jo shumë të këndshme sesa të marrin pjesë në një bisedë të tillë.

Pra, pse kaq shumë njerëz kanë frikë t’i komunikojnë nevojat e tyre seksuale partnerit të tyre? Psikologia kanadeze Uzha Rehman dhe kolegët e saj u përpoqën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje në studimin e fundit që ata kryen mbi konfliktin e komunikimit në çifte.

Edhe çiftet që arrijnë të zgjidhin me sukses lloje të tjera konfliktesh shpesh e gjejnë veten “në errësirë” kur bëhet fjalë për të diskutuar problemet seksuale të marrëdhënies së tyre. Më pas, në vend që të komunikojnë preferencat e tyre dhe të mësojnë për ato të partnerit të tyre, ata mbështeten në skenare stereotipe që metodizojnë aktin seksual. Në vend që të “dëgjojnë” nevojën e tyre për një ndryshim në jetën e përditshme, ata i mbajnë fantazitë e tyre për vete. Pra, nuk është e vështirë të kuptosh psejeta seksuale e çifteve bie pas disa vitesh martesë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se çiftet shmangin diskutimin për këtë problem sepse e perceptojnë atë si kërcënues, në tre forma të ndryshme.

Kërcënim për marrëdhënien: Ata kanë frikë se një bisedë konfrontuese do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhënien e tyre. Me fjalë të tjera, ata e vlerësojnë marrëdhënien e tyre edhe kur nuk ndihen të lumtur në të, ndaj preferojnë të mos thonë asgjë në vend që të rrezikojnë një konflikt që mund ta përmirësojë atë, por edhe mund ta shkatërrojë atë.

Kërcënimi i partnerit. Ata kanë frikë se bisedat konfrontuese do të lëndojnë partnerin e tyre. Pra, ata kujdesen për gjendjen e mirë psikologjike të partnerit të tyre edhe kur ata vetë nuk janë të kënaqur me rrjedhën e marrëdhënies. Dhe në këtë rast, ata preferojnë të heshtin sesa ta bëjnë partnerin të ndihet në siklet, edhe nëse ka një mundësi për t’i përmirësuar gjërat.

Një kërcënim për veten e tyre. Ata kanë frikë se bisedat konfrontuese do t’i bëjnë ata të pambrojtur. Nëse zbulojnë shumë për veten e tyre, kanë frikë se partneri nuk do i miratojë ose do t’i bëjë të turpërohen. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për pranimin e partnerit të tyre dhe frika për ta humbur atë është një faktor kryesor pse shumë shmangin të flasin për tema të ndjeshme në radhë të parë.

 

Etiketa: Cila është arsyeja pse dy partnerë nuk diskutojnë problemet e jetës seksuale me njëri-tjetrin

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i tretë dhe ndërron jetë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i tretë dhe ndërron jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com