GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?

08:27 - 15/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe, kush do të jetë në të përveç SNS-së së Vuçiçit dhe përfaqësuesve të pakicave dhe çfarë politike do të ndjekë qeveria e re? Pyetje ka shumë, përgjigjet i di vetëm Vuçiçi.

Zvarritje, oferta për emrat e kandidatëve të mundshëm, konflikte reale apo të rreme mediatike brenda koalicionit të ardhshëm dhe përpjekje të ngathëta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u paraqitur si dikush që nuk vendos për përbërjen e qeverinë së ardhshme… Formimi i qeverisë së re serbe po bëhet sipas një recete të parë edhe pas zgjedhjeve të mëparshme.

Afati zyrtar prej 90 ditësh për krijimin e qeverisë ka filluar më 1 gusht dhe, duke gjykuar nga përvojat e kaluara, është e mundur që vendimi do të pritet deri në fund të këtij afat. Në këtë përshtypje kontribuojnë edhe deklaratat e Vuçit, i cili fillimisht ka paralajmëruar formimin e qeverisë nga mesi i gushtit, por në deklaratat e fundit ai ka thënë se qeveria mund të formohet edhe më vonë.

Interesat e shumë palëve

Është e qartë, natyrisht, se gjithçka vendoset nga Aleksandar Vuçiçi, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) po krenohet madje me këtë fat, komenton gazetari Nedim Sejdinoviç, në një deklaratë për DË. “Procesi është i komplikuar, sepse Vuçiqi përpiqet të kënaqë interesa të ndryshme nga faktori ndërkombëtar e deri tek grupet e brendshme të interesit. Kjo e ngadalëson procesin, sepse këtu vendos vetëm një person, por edhe për shkak të situatës komplekse ndërkombëtare dhe të brendshme.”

Nuk është plotësisht e sigurt se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të gushtit, shton Sejdinoviç, sepse taktika e SNS-së është pikërisht blerja e kohës. “Unë mendoj se shpejtësia e formimit të qeverisë mund të ndikohet vetëm nga ndonjë presion serioz i jashtëm, por të paktën tani për tani duket se Vuçiç nuk po reagon ndaj atij presioni. Ndaj deri në fund të afatit mund të shohim ndonjë reality shoë, edhe pse të gjitha vendimet do të merren në kabinetin e Presidentit të Serbisë”.

Më shpejt sesa pritet?

Mendoj se SNS nuk ka arsye për të zgjatur procesin, thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Bojan Klaçar. “Unë nuk mund të gjej më asnjë arsye madhore pse SNS do të vononte qëllimisht formimin e qeverisë, sikur në rastin e sanksioneve kundër Rusisë.” Tani është e qartë se lufta në Ukrainë për fat të keq nuk do të përfundojë së shpejti. Kështu që më duket se shtyrja nuk ka shumë kuptim për momentin”.

SNS pritet të vazhdojë bashkëpunimin e saj në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ndonëse ky bashkëpunim është karakterizuar prej kohësh me intolerancë reciproke. SPS, si një partner i vogël koalicioni, përgjithësisht u soll me përmbajtje, gjë që nuk mund të thuhej për zyrtarët e SNS-së që deklaruan hapur se socialistët nuk kishin vend në koalicionin e ri.

Nedim Sejdinoviç beson se aktualisht nuk ka alternativë ndaj koalicionit SNS-SPS. “SNS mund të bëjë koalicion me partitë e pakicave vetë, por ato nuk janë mësuar të qeverisin me një shumicë të vogël.”

Bashkëpunimi i atyre partive është shumë i mirë dhe, sipas Bojan Klaçar, posaçërisht bashkëpunimi i dy liderëve, Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç është i mirë. “Politikisht, ky bashkëpunim është i qëndrueshëm, në dobi të dyanshme. Ndaj do të ishte befasi nëse diçka ndryshon në këtë kuptim.”

Ndryshimet e mundshme

Kur është fjala për postin e kryeministres, tani për tani favoritja kryesore është kryeministrja aktuale Ana Brnabiç. Emri i Marko Gjuriçit, ambasadorit aktual të Serbisë në SHBA, duket si zgjidhje e mundshme. Si shpjegim, ofrohet fakti që ai arriti të organizojë një takim të shkurtër me Joseph Biden dhe se ky mund të jetë sinjal për lidhje më të forta me Uashingtonin. Por bashkëbiseduesit tanë besojnë se Gjuriç ndodhet për një kohë të shkurtër në SHBA dhe se ndikimi i tij marrëdhëniet serbo-amerikane nuk është kushedi sa i madh.

“Është e qartë se Ana Brnabiç u tregua bashkëpunuese. Ajo është e gatshme të përmbushë gjithçka që thotë shefi kryesor dhe në fund të fundit ka qenë politikania e parë që iu drejtua Aleksandar Vuçiçit si ‘bos’”, thekson Nedim Sejdinoviç.

Bojan Klaçar tërheq vëmendjen se “Ana Brnabiç tashmë ka përvojë serioze politike dhe gëzon besimin e madh personal të Aleksandar Vuçiçit”. Nga ana tjetër, duket se eksperimentimi me disa emra të rinj në këtë moment do të ishte më pak i dobishëm për partinë në pushtet, duke pasur parasysh të gjitha sfidat, me të cilat do të përballet Serbia”.

“Qeverisja konfuze”

Një politikë “balancuese” mund të pritet edhe në qeverinë e re. Praktikisht, kjo do të nënkuptonte se Serbia do të kishte sërish në qeverinë e re politikanë “pro rusë”, “pro amerikanë”, “antievropianë” ose “proeuropianë”.

“Një qeveri konfuze dhe një politikë konfuze është diçka që i përshtatet plotësisht Vuçiçit”, vlerëson Sejdinoviç dhe shton se “në këtë moment, kjo politikë e ngatërruar ka dhënë rezultat në të kaluarën, sepse ajo ka qenë pak pro-evropiane, pak pro-ruse apo pro-kineze, e ndonjëherë pro-arabe apo anti-evropiane”.

Bojan Klaçar është optimist se qeveria e re do të merret shumë më tepër me politikën e jashtme dhe me integrimet evropiane dhe se “për rrjedhojë do të ketë një numër të madh ndryshimesh të ministrave në qeverinë e re”. “Është gjithashtu shumë e mundshme që të ketë edhe surpriza në qeveri”, mendon ai./DW

Etiketa: Aleksander Vucicqeveri e reSerbi

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizyt: Armiku i rinisë do japë llogari shumë shpejt!

Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizyt: Armiku i rinisë do japë llogari shumë shpejt!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com