GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Porti i ri i Durrësit/ Konfindustria shqiptare kërkesë qeverisë: Të publikohet kontrata

15:25 - 15/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i ri i Durrësit/ Konfindustria shqiptare kërkesë qeverisë: Të publikohet kontrata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një njoftim për shtyp të Konfindustrias thuhet se duke u mbështetur në rëndësinë e madhe ekonomike dhe gjeostrategjike në afatgjatë të Portit Tregtar të Durrësit, vlerëson se është e domosdoshme që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Konfindustria ka thënë gjithashtu se në kuptimin e proceseve integruese dhe detyrimeve euroatlantike të sigurisë, pëlqimi zyrtari BE dhe SHBA është i nevojshëm në rastin në fjalë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim se duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e një afere të re të ngjashme në shumë pika me rastin e shumëpërfolur të “djegësve/incineratorëve”, por në përmasa dhe pasoja shumë herë më të rënda.

Konfindustria vlerëson se deri më tani ka paqartësi dhe mungesë të skajshme informacioni publik për konçesionin e Portit të Durrësit. Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjes së investimit të parashikuar. Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kundër pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europës ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive “guackë”.

Administrator i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku në reagimin e tij vlerëson se shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milion m2 sipërfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e koncesionarit.

Dhe një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat që zotëron 70% të aksioneve. Në rast konflikti potencial, thekson Konfindustria, zgjidhja mund të kryhet vetëm në Gjykatat Ndërkombëtare.

Konfindustria kërkon të bëhet e njohur se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare në afatgjatë të shprehura në vlera financiare nga një koncesion i tillë, si dhe të dhënat ligjore, teknike, ekonomike, financiare, kohën e ndërtimit dhe subjektet që do të kenë monopolin e shërbimeve portuale në portin e ri të Porto Romanos.

Më 10 gusht 2022 u firmos Memorandimi që i hap rrugë ligjit për investimin 2 miliardë $ të Portit Turistik në Durrës.

 

Etiketa: DurrëskerkeseKonfindstriakontrataportiqeveria

Lajme të lidhura

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës
Aktualitet

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26
Para
Vuçiç mburret me ushtrinë e Serbisë: Nuk krahasohet me atë të Kosovës

Vuçiç mburret me ushtrinë e Serbisë: Nuk krahasohet me atë të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën...

Lexo më shumë
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com