GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për Kosovën

15:25 - 17/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi në një takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ambasadores kineze në Beograd, Chen Bo.

Siç ka njoftuar presidenca serbe, takimi, i mbajtur me kërkesë të Vuçiqit, ndodhi një ditë para vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më 17 gusht, siç është paralajmëruar, presidenti i Serbisë do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më pas do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq i ka thënë ambasadores kineze se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se Beogradi po kërkon që Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë te Prishtina që seriozisht dhe me përgjegjësi t’i përmbushë obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiq, sipas njoftimit.

Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, sipas njoftimit, ambasadorja kineze ka thënë se shteti i saj do të mbështesë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ambasadorja Chen po ashtu ka thënë se Kina përkrah gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut, nën ombrellën e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq dhe ambasadorja kineze Chen, kanë diskutuar edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara midis Serbisë dhe Kinës.

Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, rundi i ri i bisedimeve në Bruksel mbahet në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht, në shenjë pakënaqësie me dy vendime të Qeverisë së Kosovës, bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Vendimi i parë ka të bëjmë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Një praktikë të tillë Serbia e aplikon ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë kërkon që të gjitha makinat me targa serbe të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

Vlerësohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojnë 10.000 makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, sikurse KM, PZ, UR, e të cilat konsiderohen ilegale nga Kosova.

Barrikadat në veri u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Por, që nga ngritja e barrikadave, zyrtarët në Serbi dhe Kosovë kanë ashpërsuar retorikën, gjë që ka shtyrë BE-në që të reagojë duke thënë se liderët do të mbahen përgjegjës “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”./REL

Etiketa: KosoveVucic

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Detaje/ Rrahën policët në Peqin, ja si nisi konflikti me 3 të burgosurit

U arrestua bashkë me kryebashkiakun e Lushnjës, lirohet nga qelia biznesmeni Lami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri
Sport

Emocione dhe net pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25

Shqipëria, nëse arrin të sigurojë biletën për Botërorin 2026 përmes play-off-it, do të përballet me një kalendar sfidues jo vetëm...

Lexo më shumë
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com