GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DINAMIKA/ Tronditet Vlora, vriten me armë zjarri dy persona (EMRA)

09:57 - 18/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në Vlorë, gjendet një kallashnikov në makinën e djegur në Frakull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dy vrasjet që tronditën vendin ditën e djeshme në Sarandë dhe Elbasan, ndërsa një tjetër është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku janë vrarë dy persona të identifikuar me emrat Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ndërsa një tjetër është plagosur.

Nga hetimet paraprake të gijotina.com dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar pasi autorët që dyshohet se janë 3, kanë djegur mjetin e krimit në fshatin Frakull të Fierit për të humbur gjurmët.

Shpati Lena nuk është i panjohur për policinë pasi ai ka bashkëpunuar me vëllain e viktimës tjetër Hakim Xhezos, Eduart Xhezon për vrasjen e biznesmenit Arben Beqirajn në vitin 2019, pas sherrit se kali në pronësi të Xhezos kishte kaluar para lokalit të viktimës, Beqirajt.

Kjo është pista paraprake e hetimeve nga policia, ndërsa pritet të zbardhen detaje në vijim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në afërsi të mbikalimit, ku viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”. Autorët kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Dyshohet se kemi të bëjmë më një atentat mafioz, ndërsa policia po punon për të identifikuar e autorët. Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda 24 orëve në vend ku dy u shënuan ditën e djeshme në Sarandë dhe në Elbasan.

Gijotina.com do t’iu mbajë të përditësuar lidhur me informacionet më të fundit për këtë ngjarje.

Kush janë “Bushi” dhe “Shpati”?

Mësohet se Lena është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri në vitin 2019 për të cilën u la në burg Eduard Xhezo i cili është vëllai i Hakim Xhezos që u ekzekutua ditën e sotme.

Lena është arrestuar në mars të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2019. Ndërsa ndaj tij u mor vendimi për detyrim paraqitje sa i takon përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Arben Beqirit.

37 vjeçari Lena i cili njihet si një prej “të fortëve” të Vlorës, u përfshi në konfliktin që ndodhi pas rrahjes së Gazment Alushit në nëntor të vitit 2019, sherr që më pas solli edhe vdekjen e Arben Beqirit.

Pistat e hetimit/ Hasmëria

Pista e dytë është ajo e pazareve të drogës

Hakim dhe Eduari Xhezo, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Lligjit. OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduart dhe Hakim Xhezo. Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet edhe kjo pistë hetimi.

Etiketa: atentatKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në Frakull të Fierit

Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në Frakull të Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com