Një 27-vjeçar, i cili lëvizte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara është vënë në pranga nga policia e Tiranës. 27-vjeçari me inicialet, E. S., banues në Durrës, akuzohet për veprën penale falsifikim i kartave të identitetit, pasaportave ose i vizave. Ai rezulton i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në rrugën “Sokrat Miho”, policia ka ndaluar makinën me drejtues E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post