GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 665 mln lekë për rrugët e Kamzës, Rakip Suli ia jep kompanisë me ofertën më të madhe

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 665 mln lekë për rrugët e Kamzës, Rakip Suli ia jep kompanisë me ofertën më të madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, me sa duket është një dashnor i vërtetë i artit klasik. Madje veçanërisht i letërsisë dhe teatrit. Për dashurinë e tij për artin, ai duket se nuk pyet fare për paratë e taksapaguesëve të Kamzës por “hedh në hava” shifra të frikshme.

Kështu rezulton se Rakip Suli ka ndërmend të harxhojë 650 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar disa rrugë, mes të cilave edhe një e cila quhet “William Shekspir”. Po, po, e lexuat mirë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-34091-06-23-2022 dhe me objekt “Ndërtim rrugët (Rr. “Ëilliam Shekspir” + Rr.”Sami Frashëri” + Rr. “Dituria” +Rr. “Isuf Gërvalla” + Rr. “Brezaret”+ Rr. “Daniel Alia”)”.

Fondi limit i kësaj procedure është 55,493,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 665 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentacionin e tenderit shikohet se kanë marrë pjesë vetëm katër firma. Ju do të mendoni se fituese është shpallur ajo me ofertën më të ulët? Por jo, nuk ka ndodhur kështu.

 

 

Fituese është shpallur kompania EVEREST në pronësi të Çupëve dhe Valterëve për vlerën 54,393,320 lekë të reja pa TVSH ose rreth 650 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë siç e përmendëm, një kompani tjetër në garë ka ofruar rreth 7 milionë lekë të vjetra më pak. Vihet re gjithashtu se ofertat e firmave pjesëmarrëse janë thuajse të përafërta ndërsa vlera fituese është sa 98% e fondit limit. Të gjitha këto nxisin dyshime të forta se këmi të bëjmë me një fitues të paracaktuar./JOQ/

 

Etiketa: Kamzeskompaniakryesore2ofertaRakip Sulirrugettenderi

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Pas arrestimit të kryetarit të Gjykatës Ekonomike, reagon Abazoviç

“Zhgënjen” edhe Abazoviç, nesër mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com