GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Vuani nga “sindroma e teknologjisë”? Kujdes mund të keni probleme me muskujt dhe qafë

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuani nga “sindroma e teknologjisë”? Kujdes mund të keni probleme me muskujt dhe qafë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëndrimi me orë të zgjatura në telefona apo kompjuteri po shkakton emergjencë shëndetësore – ngrenë shqetësimin mjekët ortopedë dhe fizioterapistët.

Në botë bazuar në studime po njihet si sindroma e teknologjisë.

“Është ‘text-neck syndrome’, pra pozicioni i qafës në momentin që ne shkruajmë përpara tabletave apo smartphoneve. Pozicioni neutral i qafës është ky këtu që po rri tani, që kemi 5 apo 6 kg të peshuar në kokë… këndi tjetër është pothuajse 60 gradë i qëndrimit të qafës në këtë pozicion e ku llogaritet 17 kg forca, pak a shumë pesha e një fëmijë 8-9 vjeç që e mbajmë në qafë për një orë të caktuar”, është shprehur fizioterapisti Endrit Mone.

Varësia ndaj mjeteve elektronike po var edhe shpatullat e përdoruesve të internetit. Jo vetëm grupmosha e 30-50 vjeçarëve, por fizioterapisti Endrit Mone tregon se janë shtuar rastet e të rinjve 18- 30 vjeç që shfaqin dhimbje të qafës, e që prek si rrjedhojë më tej edhe muskujt.

(Foto: Eir Family Wellnes)

“Në momentin që ne rrimë të përkulur në këtë pozicion, supet shkojnë përpara edhe qafa dhe kemi e një kërrusje të pjesës së shpinës, e cila nëse vazhdohet e patrajtuar ajo do të shkaktojë një problem serioz të një deformimi të shtyllës kurrizore. Sa më tepër ne të rrimë përpara, trupi do të gjejë epiqendrën e tij duke pasur probleme jo vetëm te pjesa e shpinës por edhe në shkurtimin e gjymtyrëve të poshtme”, ka shtuar Mone.

Por, cilat janë simptomat që ngrenë alarmin se rrezikojmë deformim të shtyllës kurrizore?

“Ne kemi dhimbje të thella në zonën e muskujve, rëndesa prapa koke, errësirë sysh, humbje përqendrimi, mpirje që na bën të bëjmë vizita të shumta si te kardiologu, orl pra ngatërrojmë simptomat… vetëm për shkak të keq qëndrimit. Edhe OBSH e ka kthyer problemin e dhimbjeve të qafës të renditet në vendin e katërt sepse prek mbi 70 për qind të popullsisë, ndaj duhet pasur parasysh dhe duhet rehabilituar në kohën e duhur”, këshillon fizioterapisti.

Përtej menaxhimit të kohës përpara telefonit, e rëndësishme është që të kryejmë aktivitet fizik të vazhdueshëm , këshillojnë mjekët, pasi ushtrimet sistematikisht do të na heqin dhimbjet dhe jo ilaçet qetësuese. /TopChannel/

Etiketa: Lifetsylesindroma teknologji

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Shkoi për të kërkuar mbështetje, fermerët e Kasharit vënë në vështirësi Berishën

Shkoi për të kërkuar mbështetje, fermerët e Kasharit vënë në vështirësi Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar në Shqipëri për vrasje, kapet në Greqi 19-vjecari turk
Aktualitet

I kërkuar në Shqipëri për vrasje, kapet në Greqi 19-vjecari turk

16:00 - 11/10/26

Tre turq, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, u arrestuan në Rrugën Kombëtare Kalamata-Pylos nga oficerët e policisë së...

Lexo më shumë
U gjet në telefon fotoja e banesës së E.T., personazhi i fortë do të ekzekutohej nga vrasësit me pagesë në Lezhë?

U gjet në telefon fotoja e banesës së E.T., personazhi i fortë do të ekzekutohej nga vrasësit me pagesë në Lezhë?

15:30 - 11/10/26
Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive

Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive

15:03 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com