Inspektorati Policor i Kosovës, i ka kërkuar Policisë së Kosovës heqjen nga puna e dy zyrtarëve policorë.
IPK njofton se policët jashtë detyrës zyrtare janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.
“Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, thuhet në komunikatën për media.
IPK tutje njofton se hetuesit e saj në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Discussion about this post