Një aksident i rëndë u shënua ditën e djeshme në Orikum. Burime bëjnë me dije se policia sot ka vënë në pranga shoferin që përplasi të miturin me makinë.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale A. M., 27 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi një fëmijë 8 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore.
Discussion about this post