GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Scholz nis përgatitjet, Kurti e Vuçiç mund të takohen këtë vjeshtë në Berlin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë një përmbledhje të angazhimit të Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, gjermanët kanë konfirmuar se Kancelari Scholz do t’i ftojë Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç për takim në Berlin, me ndërmjetësim të tij.

Në telefonatat që i shkonin Kryeministrit Albin Kurti e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit dhe përfshirja publike e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë në takimin e 18 gushtit, nuk përmendej Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për dialogun Kosovë – Serbi, Manuel Sarrazin, as Gjermania në përgjithësi.

Megjithatë, Gjermania është aktivisht e përfshirë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe është në kontakt me përfaqësuesit e caktuar nga Bashkimi Evropian dhe emisari amerikan, Gabriel Escobarin, thotë Ambasada gjermane në Prishtinë, në një përgjigje dhënë Gazetës Express.

“Qeveria Federale, përfshirë Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, e përkrah plotësisht procesin e dialogut, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përpjekjet proaktive të Përfaqësuesit të Lartë të BE-s, Josep Borrell dhe gjithashtu Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcakun. Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale është në kontakt të rregullt me të dy ata dhe poashtu edhe me Emisarin Special amerikan, Escobar, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të besueshme, sic është parë nga vizita e tij e fundit në Uashington. Ai poashtu është në kontakt të ngushtë me negociatorët kosovare dhe serbë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Angazhimin e Gjermanisë në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, ambasada e përshkruan, duke rikujtuar ftesat e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz për Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, e më pas vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd.

“Qeveria Federale ka qenë e përfshirë aktivisht prej kohësh në këtë çështje dhe vazhdon të jetë. Rishtas, në majin e këtij viti, Kancelari Scholz ftoi Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Kurti dhe Perfaqësuesin Special Lajcak, në Berlin, dhe, në qershor vizitoi Serbinë dhe Kosovën, ndërsa Ministri i Jashtëm i kishte vizituar në mars”.

Ambasada gjermane tregon se Kancelari Scholz ka nisur përgatitjet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, që do ta ndërmjetësojë ai, këtë vjeshtë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Këtë vjeshtë, si pjesë e Procesit të Berlinit, Kancelari Scholz do t’i ftojë të dyja palët, me qëllim të lehtësimit të mëtutjeshëm të dialogut. Janë duke u bërë përgatitjet për këtë takim”.

Gjermania e ka mirëpritur takimin e 18 gushtit me Kryeministrit kosovar dhe Presidentit serb dhe e vlerëson që këta të dy janë marrë vesh për t’i vazhduar negociatat.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë për një zgjidhje të zbatueshme. Një eskalim i radhës me bllokadë të rrugëve dhe protesta të dhunshme, nuk është në interes të askujt. Në vend të tyre, një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes dy palëve është e nevojshme, duke zhbllokuar përspektiven evropiane për të dy shtetet dhe duke kontribuar në sigurinë rajonale”.

Sic është deklaruar edhe më parë, Gjermania përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia, duke thënë se ato janë në linjë me marrëveshjet ekzistuese.

Megjithatë, ka pritje që masat të zbatohen, pa shkaktuar tensione në veri të vendit, sic ndodhi një muaj më parë, në fund të korrikut.

“Është e qartë që masat duhet të zbatohen, në një mënyrë që s’do të krijonte tensione të reja. Kështu që, fokusi tash është në një angazhim konstruktiv në bisedimet e vazhdueshme”, thotë Amabasada gjermane në Prishtinë.

Kosova pritet ta fuqizojë më 1 shtator vendimin e pezulluar për të hequr targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, për rajone të Kosovës dhe gjithashtu të vendos reciprocitetin për dokumentet e Serbisë, duke u dhënë shtetasve të saj letra hyrje/dalje, kur hyjnë në Kosovë.

Deri atëherë, përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se shpresojnë për aranzhimin e një takimi tjetër, pasi ai i 18 gushtit rezultoi pa ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. /Express/

Etiketa: KurtiVucic

Lajme të lidhura

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Breaking Views

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

22:16 - 07/06/26
Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin
Breaking Views

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

19:31 - 07/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi
Kosovë & Rajon

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Para
“Po marrim parasysh çdo skenar”, ministri Çuçi për rastet në Gramsh e Poliçan: Deri tani nuk…

“Po marrim parasysh çdo skenar”, ministri Çuçi për rastet në Gramsh e Poliçan: Deri tani nuk...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera
Botë

Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera

09:56 - 08/06/26

Një incident i rëndë ka tronditur përgatitjet për Kupën e Botës 2026, pasi në Kansas City u regjistrua një sulm...

Lexo më shumë
“Rama ik!”/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart dhe Toronto kundër qeverisë

“Rama ik!”/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart dhe Toronto kundër qeverisë

09:44 - 08/06/26
Malkaj: Rama ka lajthitur! Duke i bërë karshillëk popullit, ai po i bën hyzmet edhe drurit ndaj vetes

Malkaj: Rama ka lajthitur! Duke i bërë karshillëk popullit, ai po i bën hyzmet edhe drurit ndaj vetes

09:28 - 08/06/26
Alizoti: ‘Rilindja’ e Ramës nuk të mban as në qeveri dhe as në punë nëse nuk vjedh për ata

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

08:43 - 08/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:21 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş