Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Beltojë-Shkodër. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë dalë nga rruga.
Gjithashtu, bëhet me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 personat që udhëtonin në dy mjetet.
Siç duket në foto makinat e përfshira në aksident janë të markës “Opel” dhe “Toyota” si dhe njëra nga tre makinat është me targa të huaja.
Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Discussion about this post