GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmi në Gramsh, Yuri Kim: Do presim përfundimet e hetimeve!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Gramsh, Yuri Kim: Do presim përfundimet e hetimeve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja Yuri Kim duke folur pas ceremonisë në sheshin “Skënderbej” ku dy avionë të flotës amerikane fluturuan në qiellin e Tiranës u shpreh se marrëdhënia e dy vendeve në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ambasadorja u ndal dhe tek rasti i fundit i dy incidenteve të ndodhura në zonat ushtarake në Gramsh dhe Poliçan ku u shpreh se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

Yuri Kim: Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bënë foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Etiketa: GramshsulmYuri Kim

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Plane për plazh gjatë fundjavës, ja çfarë surprizash rezervon moti

Njihuni me surprizat e motit për ditën e nesërme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo
Breaking Views

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos në “Air Albania” ka nisur me një dëmtim të rëndë. Ndërhyerja...

Lexo më shumë
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com